Albi Sorra nënshkruan zyrtarisht në boksin profesionist.
Trajneri boksier i klubit të boksit “Arena” përfundimisht do të debutoj në boksin profesionist me datë 24 mars në Peje.
Pas 16 vitesh karriere të suksesshme në boksin amator Sorra nënshkruan në Ticino të Zvicres me manaxherin pejan, Disarjot Gashi.
Përballja tij e pare do të jetë me serbin Dalibor Antic, i cili ka një rekord prej 2 ndeshjesh të humbura me pike.
Në boksin amator Albi Sorra ka shkruar historine me rezultatet e tij në arenen ndërkombëtare, ku në vitin 2006 ka arritur të fitoj medaljen e bronzt në Kampionatin Botëror për të rinj.
Ky mbetet akoma edhe sot rezultati më i larte në historine e Federatës Shqiptare të Boksit (FSHBo).Gjithesej ka zhvilluar rreth 140 ndeshje.
Më poshte do të rradhisim disa prej rezultateve të tij më të mira në boksin amator.
Medalje bronzi në Kampionatin Botëror për të rinj (Stamboll 2006)
Medalje bronzi në Kampionatin Europian për të rinj (Tirane 2006)
6 here kampion kombëtar
8 here fitues i Kupes së Republikes
Fitues i shume turneve ndërkombëtare e rajonal.