Al Iaquinta fiton ndeshjen torturuese ndaj Kevin Lee
December 17, 2018
0 comments
Share

Al Iaquinta fiton ndeshjen torturuese ndaj Kevin Lee

Ishte një betejë mes dy luftëtarëve elitarë të cilët ishin të vendosur për të shkruar emrin e tyre në listën e kandidatëve të për titullin kampion.

Kevin Lee dhe Al Iaquinta hynë në kafaz si luftëtarë që kishin fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, që do të thotë se fituesi i kësaj sfide, në transmetimin e fundit të kanalit televiziv FOX, do të ishte në pozicion të favorshëm për t’u ndeshur për titullin e peshës së lehtë.

Në fund, Iaquinta ishte luftëtari që doli fitimtar në triumfin më të madh të karrierës së tij. “Raging Al” nga Long Island i New York ishte dominues në dy raundet e fundit, si dhe në startin e ndeshjes.

Ai fitoi me vendim unanim dhe sfidon më të mirët: “Me përgatitjen e duhur, ndeshjen e duhur, mund të mposht këdo në këtë divizion.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *