Aktori i njohur i “Hollywood” do të interpretojë Mike Tyson në filmin biografik
September 18, 2017
0 comments
Share

Aktori i njohur i “Hollywood” do të interpretojë Mike Tyson në filmin biografik

Pasi ka interpretuar në ekran dy personazhe të njohura për publikun si Ray Charles dhe Muhammad Ali, aktori i njohur i “Hollywood”, Jamie Foxx, është gati të interpretojë një tjetër personazh të njohur të botës së sportit. Bëhet fjalë për boksierin Mike Tyson, një nga ikonat e peshave të rënda. Foxx ka fituar çmimin “Oscar” si aktori më i mirë gjatë interpretimit të këngëtarit Ray Charles në filmin “Ray” dhe tani po projekton një tjetër film biografik.

Ish-boksieri Mike Tyson

Lajmin e madh e ka konfirmuar vetë boksieri Mike Tyson, që ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e xhirimeve të këtij filmi biografik, ku edhe ish-kampioni i botës do të japë ndihmën e tij. “Jamie Foxx ka nënshkruar kontratën. Xhirimet nuk kanë nisur ende, por çdo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Shumë njerëz nuk kanë për t’i pëlqyer gjërat e shëmtuara që kam bërë në jetën time”, tha Tyson. Ky film pritet të tregojë edhe mjaft situata ende të panjohura të jetës së boksierit.

Aktori i njohur i “Hollywood”, Jamie Foxx

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *