Aktori i mirënjohur Flamur Arsllani fton për mbështetje në Kërçovë
July 26, 2018
0 comments
Share

Aktori i mirënjohur Flamur Arsllani fton për mbështetje në Kërçovë

Aktori i mirënjohur shqiptar i cili me prejardhje është nga Kërçova por që jeton dhe vepron në Zvicër ka apeluar tek populli shqiptar që sa më shumë ti përgjigjen thirrjes për të mbështetur 12 herë kampionin e botës Shemsi Beqirin dhe Burim Aliun drejt titujve botëror.

“Më vjen mirë që në date 28.07.2018 këtë ditë të veçantë do të mblidhemi kaq shumë për të parë për së afërmi ndeshjen mes kikboksierit që është 12 her kampion i kik boksit, Shemsi Beqiri i cili në arenën ndërkombëtare të kik-boksit ka shkëlqyer përherë dhe sot është krenari e çdo shqiptari. Ndej obligim moral që të falënderoj të gjithë organizatorët e këtij eventi kaq shumë të rëndësishëm me qëllim promovimi që ne i bëjmë kik-boksit në Uskanë. Pjesëmarrja e rregullt në aktivitetet fizike e sportive sot është thelbësore për shëndetin, mirëqenien dhe rritjen e shëndetshme. Mundësinë për t’u marrë me sport të rinjve duhet t’ua krijojë shoqëria dhe në veçanti sistemi shtetërorë , sepse sporti duhet të jenë pjesë thelbësore e jetës së përditshme. 28 Korriku do të mbahet mend për sportdashësit e Uskanës sepse mes nesh për dy ditë radhazi do të jetë kampioni i botës, grusht hekurti, i patremburi, gogoli i kundërshtarit, i pamposhturi në ring, Shemsi Beqiri, të cilin do të kemi mundësi që ta shohim për së afërmi se si e nokauton serbin Vanja Dimitrov. Këto dy ditë, Uskana do të jetë nikoqirja, epiqendra botërore e boksit, edhe sportdashësve nga Shkupi, Tetova, Gostivari , Dibra, Kumanova dhe mbarë trojet shqiptare.  Në ring do ta kemi edhe boksierin tjetër kërcovarë, Burim Aliu i cili po ashtu do të ndeshet me serbin në ring, një boksier që do të luftoj për titullin botërorë, ndërkohë emocione pa fund do të na dhurojnë edhe shumë boksier tjerë jo vetëm nga Kërcova por edhe shtete të tjera. Falënderoj shumë organizatorin Mustafa Aliu që mori përsipër këtë organizim madhështorë por falënderime pa fund edhe sponsorëve dhe mbështetësve të tjerë”, thotë Flamur Arslani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *