AIBA i jep përgjigje Kosovës rreth pjesëmarrjes ose jo në Botëror!
July 17, 2017
0 comments
Share

AIBA i jep përgjigje Kosovës rreth pjesëmarrjes ose jo në Botëror!

Federata e boksit e Kosovës ka marrë konfirmimin nga Federata Botërore e Boksit (AIBA), nga presidenti Ching Kuo Wu, për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Kampionati të do zhvillohet me 25 gusht deri me 2 shtator, kurse Kosova përfaqësohet me një boksier në kategorinë 52 kg. Është fjala për boksierin Liridon Tahiri.

“FBOXK ka bërë kërkesën për pjesëmarrje me dy boksierë me përvojë ndërkombëtare Fisnik Muharremi (81 kg) e Besart Kurhasku (69 kg), pasi që shteti i Ukrainës (Ministria e Punëve te Jashtme) nuk lejoi boksierët tanë që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, që ishte kualifikues për Kampionatin Botëror. Prandaj FBOXK kërkoi nga AIBA që boksierët tanë të marrin pjesë me ftesë në Kampionatin Botëror ku edhe kërkesa u realizua. Por FBOXK do të bënë edhe një shkresë zyrtare AIBA-s dhe presidentit Ching Kuo Wu që Kosova të merr pjesë edhe me një boksier me përvojë ndërkombëtare dhe që është në formën e duhur, që nuk i ka ndërprerë përgatitje, si Fisnik Muharremi. Mbesim me shpresë se Kosova do të marrë pjesë me dy boksierë”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës.

Me një fjalë, kërkesa e Kosovës është miratuar pjesërisht, por shpresojnë se do të jepet Po-ja edhe për Muharremin

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *