Ai gënjeu…
March 6, 2020
0 comments
Share

Ai gënjeu…

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë të shtunën e kaluar, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Në përgatitjet për meçin e madh, nga kampi i Tyson Furyt dilnin vazhdimisht fjalë se ishin të shqetësuar për lëndime. Por, sipas kushëririt të britanikut, kjo ishte taktika e tyre për ta shpërqendruar Wilderin.

“Kishte disa ditë kur Tyson bënte shaka për ta parë se çfarë lajme do të dilnin në media. Ai gënjeu se u lëndua dhe u shtir kinse po çalonte pas një stërvitjeje vetëm për ta parë çfarë do të ndodhte”, tha Lee.

“Ky është niveli me të cilin përballesh kur je kundër tij. Brenda vetë kampit stërvitor, ai bën shfaqje dhe pastaj kërkon ta gjejë nëse dikush nga kampi i tij flet anonimisht për media”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *