Agron Kukën e gëzon një fakt
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, vlerëson lartë të arriturat e fundit të xhudisteve e xhudistëve të kombëtares së Kosovës në European Cup Juniors dhe në Kampionatin Ballkanik U-18.
“Rezultatet e të rinjve në Kampionatin Ballkanik janë treguesi më i mirë se kampionët aktual kanë pasardhës të denjë që po i ndjekin hapat e tyre duke filluar nga Erza 15 – vjeçare e pasuar nga Shpat Zeka qe sot u shpall kampion ballkanik e po ashtu më gëzon fakti se në Kampionatin Ballkanik me medalje u stolis edhe një garues nga Mitrovica Fisnik Hyseni! Po ashtu kemi edhe një medalje nga Kupa Evropiane për juniorë që u mbajt në Austri e fituar nga Loriana Kuka. Pra një fundjavë me rezultate për lakmi nga të rinjtë e xhudos së Kosovës”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.