Agjencia e lajmeve “ArenaRing” sponsor medial i “ICF” në Ferizaj
October 12, 2017
0 comments
Share

Agjencia e lajmeve “ArenaRing” sponsor medial i “ICF” në Ferizaj

Agjencia e lajmeve për sporte luftarake “ArenaRing” ka lidhur marrëveshje me organizatën humanitare sportive ICF që të njejtën të ndjekin në evenetin humanitar që do të mbahet në Ferizaj. Andaj si sponsor medial do t’ju njoftojmë për të gjitha të rejat në këtë event, ndërkohë që do të prezantojmë një nga një luftëtarët që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Promotori i këtij evenimenti, Avdyl Salihu dhe organizatori dhe pronari i ICF, Mustaf Kicaj, nga tani paralajmërojnë një spektatël në këtë vend. Sipas informative që po i marrim nga Salihu,në adresë të tyre tani më kanë filluar të paraqiten shumë luftëtar që dëshirojnë që të kontribuojnë në këtë event, e sidomos ka prej atyre që jetojnë jashtë vendit. Kështu, ata ftojnë edhe të tjerët që mendojnë se duhet paraqitur afër publikut dhe familjes së tyre të paraqiten në kontaktet ekzistuese.

Cekim se ky event do të zhvillohet më 29.12.2017 në palestrën sportive “Bill Klinton ku qëllimi i këtij projekti është organizimi i një aktiviteti sportiv ku ka karakter humanitar. Në këtë organizim do ketë pjesëmarrës – garues nga e gjithë bota si dhe kësaj radhe kemi përkrahje edhe nga ushtar amerikan nga Baza e Bonstilit që poashtu do të ndeshen. Ndryshe, kartelat e hyrjes për këtë event të madh do kushtojnë 3 euro në tribuna, kurse ato VIP afër ringut 30-100 euro.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *