Afrim Latifi, leter e hapur Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqiperisë
April 17, 2017
0 comments
Share

Afrim Latifi, leter e hapur Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqiperisë

Se pari te ju prezentohem se me siguri nuk me njihni dhe as qe keni “ndegjuar” ndonjeher per mua . Une jam Afrim Latifi nga Prishtina dhe jam me nenshtetesi shqiptare e cila mu dha me dekret te ish presidentit Alfred Mojsiu . Po zoteri president, une isha dhe jam Karateisti i vetem shqipetar ne konkunrencen e senioreve qe i solli medale Shqiperise.
Ju zoteri president para ca dite i ndate Urdherin Nderi I Kombit Enver Idrizit dhe ju lutem te me pergjigjeni vetem ne nje pyetje, kjo pyetje vlen edhe per dy kryetaret e federatave te karatese qe ishin prezent aty z.Petrit Baba nga federata e Shqiperise dhe z.Ismet Krasniqi nga federata e Kosoves.
Qfare medale fitoi Enver Idrizi per Shqiperine apo per Kosoven?

Mezi pres ta di pergjigjen e juaj se une nuk e kam kete njohuri dhe se ne faqen zyrtare te karates ku mbahen rezultatet https://www.karaterec.com/en/catalog.php?name=idrizi , Enver Idrizi ka garuar vetem per Kroacine dhe me pare per ish JUG .Ketu ne karate records mund ta konfirmoni se edhe asnjeher ska qene kampion bote por vetem nenkampion bote ne Malaysia per Kroacine.

Pra zoteri President prap ju pyes qka beri ky sportist per Shqiperine???Mos lejoni te ju mashtroj dikush me videot e kupes boterore 1995 ne frankfurt ngase ajo ishte kupe boterore(vetem turne)jo zyrtare KAMPIONAT BOTEROR si sot qe quhen premier league, nese ai prap insiston se eshte kampion bote duhet te kontaktohet Federata boterore e karatese WKF dhe te paditet per rezultate te rrejshme . Juve zoteri president me siguri se ju futi ne kete gracke dikush nga stafi i juaj dhe ju pa bere pyetje fare ndate kete Urdher,por te pakten eshte dasht te kerkoni nje raport zyrtar nga federata e karatese se shqiperise.

Une qe nga viti 1999 isha pjese reprezentacionit gjerman dhe isha 10here kampion i gjermanise,une vendosa te perfaqesoj Shqiperine dhe braktisa reprezentacionin Gjerman, Shqiperise i solla medale nga kampionati evropian ne Bremen, Maj te vitit 2003,aty fitova titullin e kampionit absolut te evropes dhe medaljen e Bronzi ne kategorine+80kg (2 medale ne nje kampionat) kam video,foto te gjitha i keni ne youtube nuk jane peralla e shpifje si ne rastin e lartecekur.Une qe tani mund te ju tregoj saktesisht ardhjet dhe takimet e mia ne Shqiperi me zyrtare te larte te ministrise se sportit dhe komitetit olimpik gjate viteve 2001-2004,sa e sa her mu desh te udhetoja qe te aplikoja per nenshtetesin shqipetare …

Ne vitin 2003 kjo ishte rezulatati me i madh ne sportin shqiptar ne konkurencen e senioreve ngase me than se qe nga viti 1979 ku Elizabeta Karabolli (me duket kishte) fituar medalje ari ne Qitje e deri me tash 2003 Shqiperia s’kishte pase Kampion Evrope per seniore. Pastaj dy jave me vone i solla Shqiperise medaljen e arte nga Turneu i famshem SUPER 8(8 mete miret e botes) ku u mbajt ne qytetin e E.Idrizit ne ZAGREB i cili kete turne se ka fituar asnjehere por ka qene njeher vetem ne poziten e 3 . Ne vitet me radhe Shqiperise i solla edhe 3 medalje ari nga kampionatet ballkanike dhe per qudi tash shoh ne media se si nje person i cili nuk beri asgje per sportin e karatese ne shqiperi perveq te fotografohet apo te darkoj me zyrtare te larte ,ai stolistet me nje dekorim te shtetit ku une bera gjithqka, kam edhe medale te tjera te fituara ne shume turne tjera por ato ia dhurova kosoves, por ato me zyrtaret ne karrieren time ia dhurova vetem flamurit Shqipetar dhe nuk pendohem asnjehere ngase e kam ba me krenarine me te madhe qe nje sportist mund ta bej.

Shperblimet e tilla te pa merituara dhembin zoteri president , nuk dhembin pse une se kam ate shperbim,JO une nuk kam lakmi, dhembe nagse ajo eshte pa merite andaj e udhes do te ishte ta terhiqni ate Urdher e te suspendoni dike nga stafi juaj per dezinformimin qe ju ka be juve dhe te kerkoni falje publikisht, ngase e kuptoj edhe Presidenti eshte vetem njeri dhe mund te gaboj.

Me respekt
Afrim Latifi ish kampioni absolut i karatese dhe i vetmi nen Flamurin kuq e Zi

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *