Adriatik Selimi djaloshi që kërkon suksesin tani në profesionalizëm
August 30, 2018
0 comments
Share

Adriatik Selimi djaloshi që kërkon suksesin tani në profesionalizëm

“ArenaRing” po vazhdon me intervistat me sportistë të sporteve luftarake, kështu kemi vendosur që para lexuesve tanë të paraqesim një boksier i cili me prejardhje është nga fshati Brodosan, Komuna e Dragashit. Bëhet fjalë për Adriatik Selimi i cili me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm ku ka një ndeshje dhe atë më fitore. Synimi i tij është që një ditë të luftoj për titull bote, andaj edhe po punon maksimalisht për të arritur qëllimi.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport  dhe kush janë trajnerët e tu ?

Selimi: Nga mosha 12 vjeçare kam filluar me aktivitete sportive dhe kështu e zgjodha boksin, më shumë  shkaku i peshës se tepërt që kisha. Kështu u regjistrova tek klubi “Reing Frei” ku trajner ishte Zelko Vojnovic me te cilin ushtroj edhe sot.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Selimi: Trajneri e pa talentin tim qysh nga fillimi dhe pas disa sparingjeve që pata, ai vendosi që pas 6 muajve të më fut në ring në një ndeshje zyrtare. Ishte interesante sepse gjate gjithë natës nuk kam mundur të flejë, sepse kisha emocione të tepruara por edhe frikë se si do paraqitem. Kështu kur erdhi koha të futem në ring, dua tua zbuloj se nga kabina deri tek ringu e humba fuçinë time pasi kundërshtari ishte shumë kualitet por edhe me përvojë, po ja që në fund isha unë ai i cili erdhi deri tek triumfi dhe kështu i gëzova të gjithë.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Selimi: Karriera ime në fillim ishte e vështire sepse qysh ne fillim jam stërvitur ne nivel te lart me boksier profesional.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Selimi: Nuk është i zhvilluar shume.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Selimi: Përveç sukseseve në boksin amatori unë ne boksin profesionist e kam një duel dhe një fitore me KO.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen?

Selimi: Pres që në fund të këtij viti të paraqitem serish në ring, mirëpo ende kundërshtari im nuk është caktuar. Synimi im, apo ëndrra ime është që një dit të luftoj për titull bote.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Selimi: Mbështetjen më të madhe e kam nga prindi im i cili edhe më ka financuar dhe vazhdon te me mbështes, ndërsa nena nuk ka dëshirë te merrem me boks.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

 

Selimi: Kam kontakte me boksierët shqiptar, veçanërisht jam mik i mirë me Arlind Sylejmani dhe Sefer Seferin.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Selimi: Ndjenja e mire është kur fitoj, kurse ndihem keq kur lëndohet boksieri kundërshtar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *