Adriatik Cami President i WKF për Shqipërinë
Adriatik Cami, tani më kampioni i botës në Federatën WKF dhe “King of the Ring” që e fitoi në fundjavë duke mposht marokenin Ayoub Zerouali me KO në raundin e dytë, tani më ka fituar edhe një titull të madh duke u bë president i World Kickboxing Federation – WKF për në Shqipëri.
Këtë primat ai e mori një ditë para ndeshjes kur supervizori i këtij aktiviteti, George PERGIALIS ia dhuroj atij licencën. Me pranimin e kësaj licence është shprehur i kënaqur edhe vet Cami duke premtuar kësaj Federate se do të bëj gjithçka që sporti i kikboksit të shkoj përpara edhe në vendin e tij, transmeton portal për sporte luftarake “ArenaRing”.