Adriatik Cami: Gjithqka gati për spektaklin e madh në Tiranë
December 19, 2018
0 comments
Share

Adriatik Cami: Gjithqka gati për spektaklin e madh në Tiranë

Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë deri tek evenimenti i madh i sporteve luftarake që do të zhvillohet në Tiranë e ku në ring do të ngjiten emra të mëdhenj nga artet marciale. Cekim se do të zhvillohen mbi 12 duele me luftëtar të mëdhenj që vijnë nga Greqia, Serbia, Kosova, Mali i zi, Gjermania, Bosnja, Shqipëria dhe disa vende tjera, ku do ketë edhe duele për tituj.

Promotori i eventit, Adriatik Cami  do të ndeshet për dy tituj mjaft të vlefshëm botëror atë WKF si dhe King of the Ring. Kjo e fundit interesante është të ceket se është promovuar edhe nga legjenda e boksit botëror, Mike Tayson. Cami për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se organizimi po shkon ashtu qysh ka dëshiruar vetë dhe është i kënaqur me mbështetjen që po e merr. “Organizimi po shkon shumë mirë, kam mbështetje nga miqtë e mi, shokët dhe fansat e mi. Poashtu kam mbështetje të madhe edhe nga këngëtaret që po më promovojnë së bashku me miku tim Besard Kallaku”, thotë, Adriatik Cami duke shtuar se përgatitjet tani po i bën tek klubi i kikboksit Teuta në Durrës.

“Përgatitjet për duelin e së shtunës po shkojnë shumë mirë dhe tani ka disa ditë që gjendem në Durrës ku këtu po vazhdoj me ushtrime me trajnerin tim Angelos Stamatiadhis si dhe me trajnerin e kikboksit të Teutes, Leli Gega. Jam i kënaqur nga forma ime momentale dhe shpresoj se do bëj një luftë fenomenale duke mposht edhe kundërshtarin tim që vjen nga Maroko, Agoub Zerouali”, deklaroi kampioni shqiptar. Ai në fund zbulon se pas përfundimit të karrierës së tij aktive, do të hap edhe një klub të tij në Durrës për ti ndihmuar rrininë shqiptare.

“Unë së shpejti do të hapI një palestër në Durrës ku do stervisë edhe shumë të rrinjë. Kështu bëj thirje të gjithëve shqipetarëve që të vijnë të na mbeshtesin tek salla “Feti Borova” në Tiranë sepse për këtë kam nevoj dhe në fund ju premtoj se do ju bëj krenar dhe do festojmë të gjithë së bashku”, përfundoi Adriatik Cami.

Tiketat tani më kanë dal në shitje

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë këtë eveniment të madhe është e mundur prej tani të rezervojnë tiketat e tyre por edhe  ti blejnë të njëjtat. Kështu janë hapur disa pika shitëse në Tiranë dhe Athinë ndër to zyra “Art Tour” në Greqi +30 21 0522 5550 si dhe në Shqipëri mund te komunikoni në numrin 00 355 69 971 0777 si dhe WhatsApp –  00306955735409. Tiketat janë të limituara andaj rezervo që të shikosh një spektakël të vërtet dhe të mbështetsh legjendën shqiptare Adriatik Cami drejt realizimit të qëllimit për të fituar dy tituj botëror shumë të vlefshëm për karrierën e tij.

 

 

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *