Adrian Suli të dielën ndeshet me shokun e Florian Markut
Adrian Suli pasi arriti në muajin mars të fitoj titullin WKN të Greqisë, këtë fundjavë do ta ketë ndeshjen e radhës edhe atë në Selanik kundër grekut, Gianakidis i cili është nga klubi Armagos, ku anëtar është edhe kampioni i madh shqiptar, Florian Marku.
“Kundërshtari im vjen nga klubi ku stërvit edhe Florian Marku. Bëhet fjalë për një garues të fortë, por unë do të bëj çmos që të vij deri tek fitorja. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, ndihem shkëlqyeshëm dhe pres vetëm fitore”, tha Suli për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.
Ndryshe, duhet cekur se Adrian Suli është një luftëtar tani më shumë i respektuar në Greqi dhe pritet të ketë një karrierë të shëndrtitshme, por për të arritur në majat botërore përveq përgatitjeve maksimale kërkohet edhe mbështetje financiare. Andaj “ArenaRing” fton të gjithë biznesmenët ti ndihmojnë këtij sportisti të madh sepse nesër do të mburreni me rezultatet e tij.