Adrian Suli shkatërroi Gianis, tani ndeshet me Delikostidis në Athinë
October 9, 2017
0 comments
Share

Adrian Suli shkatërroi Gianis, tani ndeshet me Delikostidis në Athinë

Djaloshi me prejardhje nga Librazhdi, Adrian Suli (65kg) ka shkëlqyer në ringun e Selanikut duke e mposhtur grekun Papaionannou Gianis. Ndryshe, ky duel ka qen shumë interesant sepse Suli gjatë gjithë kohës ka qen në avantazh ku edhe ka treguar kualitet të lartë. Me triumfin e arritur, Adriani, u shpreh shumë i kënaqur.

“Qysh nga fillimi i ndeshjes kam qen i motivuar dhe kam dashur shumë këtë triumf andaj edhe ja arrita qëllimit. Falënderoi të gjithë ata që më përkrahen dhe u premtoj se kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, deklaroi Suli për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, ky luftëtar na njoftoi se javën tjetër do të ketë edhe një ndeshje, por ajo do jetë më i rënde. “Do vazhdoj me përgatitjet e mija, sepse më 14 tetor në Athinë më pret një takim me grekun Mixalhs Delikostidis. Kundërshtarin tim e njoh mirë, ka kualitet e tij dhe mendoj se do jetë një ndeshje e rëndë, por unë sërish do të shkoj në fitore dhe besoj se do ja arrij”, pohoi Adrian Suli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *