Adrian Suli nesër beson në fitore ndaj grekut Gianis
October 7, 2017
0 comments
Share

Adrian Suli nesër beson në fitore ndaj grekut Gianis

Nesër në Selanik të Greqisë do të zhvillohet një ndeshje shumë interesante ndërmjet kikboksirit shqiptar Adrian Suli (65kg)i cili është me prejardhje nga Librazhdi. dhe grekut Papaionannou Gianis. Suli ekskluzivisht për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe beson se do të triumfoj në këtë duel.

“Përgatitjet i kam zhvilluar në klubin ku kam filluar karrierën XATZI XASAN ELEYSINA dhe ndihem shumë mirë andaj edhe besoj në një fitore të dielën. Shpresoj se do kem edhe përkrahësit e mi afër ku në fund do të gëzohemi së bashku kësaj fitore”, tha djaloshi 23 vjeçar i cili do të zhvilloj ndeshjen e tij të 23-të në karrierë, ku prej tyre ka 18 fitore dhe 4 humbje. Ndryshe, ëndrra e tij në këtë sport është që një ditë të mbrij në majat botërore të këtij sporti. Trajneri i Sulit Hasan Xatzi. Portali “ArenaRing” do ju njoftoj për rezultatin e këtij takimi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *