Adrian Suli ndeshet për titull WKN të Greqisë
March 19, 2018
0 comments
Share

Adrian Suli ndeshet për titull WKN të Greqisë

Kikboksieri tani më i njohur shqiptar Adrian Suli, ndeshjen e parë për vitin 2018 do ta zhvilloj në Selanik edhe atë për titull WKN të Greqisë, kurse kundërshtar i tij do jetë Petrosyan Sargis (68kg). Për këtë duel Suli është përgatitur maksimalisht, andaj ai pret edhe suksesin e radhës.

“Përgatitjet i kam filluar që një kohë të gjatë ku përveç vrapimeve kam zhvilluar edhe shumë sparingje. Andaj në kokën time nuk mendoj asgjë përveç fitores kështu që besoj se do ja arrij qëllimit”, tha Suli për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, ndeshjen e fundit Adrian Suli e kishte zhvilluar ndaj Mixalhs Delikostidis ku edhe e mposhti bindshëm. Ai sivjet pretendon të ndeshjet edhe për titull Evropë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *