Adrian Suli kundër legjendës turke, Erkan Varol
June 6, 2018
0 comments
Share

Adrian Suli kundër legjendës turke, Erkan Varol

Kikbokseri i njohur shqiptar që jeton në Greqi, Adrian Suli, më 16 qershor në Turqi do të zhvilloj ndeshjen e tij më të fuqishmë që ka pasur në karrierë pasi do të takohet më një nder legjendat e këtij sporti në Turqi, Erkan Varol.  Përkundër famës së kundërshtarit që ka në vendin ku jeton, Suli aspak nuk i frikësohet ambientit madhështor që do e pret, përkundrazi sipas tij kjo do jetë një motiv shtesë që të tregoj më të mirën.

Ai për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se është I përgatit maksimalisht sepse ka ushtruar maksimalisht për të arrit formën e duhur. “Për këtë ndeshje jam përgatit maksimalisht në klubin tim ku përveç sparingjeve kam vrapuar edhe nga 10 km në ditë. Sa I përket kundërshtarit, çka të them, ai është një legjendë e këtij sporti në Turqi dhe është bërë një bujë e madhe për këtë ndeshje atje, por  unë do ndeshem pa asnjë frikë sepse edhe unë do të kërkoj fitoren. Nëse e arrij triumfin kjo për mua do jetë një sukses i madh sepse do të ngjitem lartë edhe me pikë”, deklaroi Adrian Suli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *