Adrian Maliqi rikthehet në ring kundër serbit, Knazeviç
Boksieri talentuar kosovar, Adrian Maliqi Raatz, do të bëjë një rikthim të madh në boks edhe atë në mbrëmjen e madhe të sporteve luftarake “Keta Fight Night” që do të zhvillohet në Munih të Gjermanisë. Maliqi në këtë spektakël do të ndeshet me serbin, Darko Knazevic, kurse ndeshja do të jetë me gjashtë raunde nga 3 minua. Adriani beson në vetveten andaj edhe ka paralajmëruar fitore.
“Përgatitjet për këtë ndeshje i kam zhvilluar në Tiger Arena me Guido Fiedler, Seferin Braha dhe Sigmund Thebert. Ndihem mirë dhe përvëç fitores nuk mendoj asgjë tjetër”, tha Maliqi për ArenaRing, i cili me prejardhje është Mitrovica por i lindur në Gjermani, po bën karrierë në këtë vend duke arrit madje 11 fitore nga 12 ndeshje. Ai me sporte luftarake ka filluar të merret qysh në moshën e re, por njëherit me kikboks kurse në moshën 16 vjeç fillon me boks.