Adrian Maliqi, kosovari që po bën karrierë në Gjermani  
September 21, 2017
0 comments
Share

Adrian Maliqi, kosovari që po bën karrierë në Gjermani  

Adrian Maliqi Raatz një boksier me prejardhje nga Mitrovica por i lindur në Gjermani, po bën karrierë në këtë vend duke arrit madje 11 fitore nga 12 ndeshje.

Ai me sporte luftarake ka filluar të merret qysh në moshën e re, por njëherit me kikboks kurse në moshën 16 vjeç fillon me boks.

Në një bisedë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, ai ka njoftuar se synimi i tij është ngjitja në majat e këtij sporti. “Në moshën 16 vjeçare fillova të ushtroj boks, sepse ky sport më pëlqen shumë dhe dua të arrij diqka në karrierë. Fillova në klubin Biri’s Boxing Gym, kurse në një ndeshje zyrtare u futa pas 1 viti stërvitje ku lufta e parë në ring ka qen shumë e vështir për mua sepse isha nervoz, por me kohe e humba edhe frustrimin dhe tani përvoja po më ndihmon shumë”, deklaroi Maliqi. Ai shton se në Gjermani ky sport është shumë shumë i zhvilluar andaj edhe shumë është rënd që të ngjitesh lart prandaj duhet shumë shumë  punë.

“Deri më tani kam 12 lufta ku prej tyre 11 fitore me 9 nakaute. Ndeshjen e ardhshme do ta kem vitin e ardhshëm, prandaj kam filluar të përgatitem nga tani. Familja më jep mbështetje të madhe dhe kjo më jep një vyllnet edhe më të madh që të vazhdoj me këtë sport”, tha 23 vjeçari.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *