Adesanya i pamposhtur pas fitores spektakolare ndaj Silva
February 11, 2019
0 comments
Share

Adesanya i pamposhtur pas fitores spektakolare ndaj Silva

Anullimi i duelit mes kampionit të botës në peshën e mesme Robert Whittaker dhe sfidantit Kevin Gastelum ka bërë që eventi UFC-234, zhvilluar sot në Melburn të Australisë, të humbasë shkëlqimin e tij. Whittaker pati probleme fizike (hernia diskale) pak orë para eventit, duke u tërhequr nga sfida, çka nxori blof edhe UFC-në e papërgatitur.

 

Kjo bëri që vëmendja të përqendrohej te sfida mes nigerianit Israel Adesanya dhe veteranit brazilian Anderson Silva (43 vjeç), një duel që në fakt nuk ishte për titull. Një ndeshje me 3 raunde, fituar bindshëm nga Adesanya me vendim unanim të gjyqtarëve (29-28, 30-27, 30-27 vendimi i tri gjyqtarëve në favor të nigerianit).

Adesanya gjate duelit me Silva

Kjo sfidë e vlefshme për peshën e mesme ka qenë e bukur me Israel Adesnya, që korri suksesin e 16-të në kafaz, duke qëndruar i pamposhtur. Tashmë ai hedh një hap të madh drejt sfidës së madhe për titullin kampion në këtë Divizion. Madje përflitet se UFC, pas këtij suksesi, mund t’i japë 29-vjeçarit “titullin e përkohshëm” në peshën e mesme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *