“ABK Security” i siguron përgatitje në Tajlandë, Valon Gashit
January 17, 2019
0 comments
Share

“ABK Security” i siguron përgatitje në Tajlandë, Valon Gashit

Valon Gashi shpreson se viti 2019 do jetë i tij, andaj edhe ka planifikuar që nga 23 shkurti deri më  8 mars të shkoj në Tajlandë për të zhvilluar përgatitjet me mjeshtërit më të mëdhenj nga e gjithë bota.

Gashi i cili po kthehet me plot fuqi nga një lëndim që pati që është i sanuar krejtësisht, thotë për agjencionin për sporte luftarake “ArenaRing” se do jap maksimumin që të realizoj synimet e tij për këtë vit.  “Ndjena shumë mirë që po shkoj të përgatitem në bazën e Tajlandës ku gjenden mjeshtërorit më të fuqishëm në botë dhe ku do stërvitem nga 8 orë në ditë. Në këtë vend kam qen 4 herë dhe kjo do jetë e pesta, andaj e di se çka më pret kështu që jam gati si fizikisht si psiqikisht për të përballuar ushtrimet e forta që besoj më pas atë formë do ta shfrytëzoj në luftat që më presin në vazhdim.

Besoj se në Tajlandë do të zhvilloj edhe disa ndeshje kontrolluese ku fansat e mi do ti informoj nëpërmjet ArenaRing:, thotë Gashi, duke shtuar se pas kthimit të tij nga Tajolanda do të paraqitet në një event shumë të fuqishëm në Vjenë të Austrisë ku pret edhe triumf. “Pas kthimit tim menjëherë më pret event në Austri ku pres të shfrytëzoj formën time për të triumfuar, ndërkohë që pres që vitin 2019 të jetë vit i imi duke u ndesh edhe për ndonjë titull”, thotë djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani.

Në fund ai ka falënderuar sponsorin e tij që i rin gjithnjë pranë vetës. “Falënderoi publikisht ABK Security që më përkrah vazhdimisht financiarisht dhe që po ma mundëson shkuarjen time në Tajlandë. Besoj se do ua kthej me suksese këtë mbështetje”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *