Abdurahim Idrizi sërish triumfon por tani në Kroaci
April 9, 2018
0 comments
Share

Abdurahim Idrizi sërish triumfon por tani në Kroaci

Gjate fundjaves në Gjurgjevac të Kroacisë u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar në karate “Podravina Open 2018”, në të cilin morën pjesë mbi 500 sportistë nga 6 shtete (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia).

Abdurahim Idrizi, anëtar i KK “Makpetrol” mori pjesë në këteëturne dhe garoj në disiplinën kumite në dy kategori. Në kategorine Junior -55 kg si dhe në OPEN (kategori e hapur, ku nuk matet pesha).

Në kategorinë Junior -55 kg doli kampion. Në xhiron e parë ishte i lirë, në të dyten u takua me garues nga Bosnja të cilin e mposhti 3-1, edhe pse rezultati nuk korespodon me realitetin në Tatami.
Idrizi bëri atraksion gjatë luftës, por referët nuk i referuan disa pikë të pastra.
Edhe në finale, ku u takua me garues nga Kroacia, u përsërit gjysmëfinalja, po lufta mbaroi 1-0.

Në kategorinë e hapur e quajtur OPEN, ku nuk ka peshë, po garojnë gjithë, pa marrë parasysh peshës, Idrizi edhe këtu tregoi cilësi. Në xhiron e parë ishte i lirë, në të dytën u takua me garues nga Bosnja, të cilin bindshëm e mposhti, dhe në gjysmëfinale hyri me bindje se do të fitoj luftëm. Ndoshta pak edhe e nëncmoi kampionin e Kroacisë, Roko Mihaljinac, prej cilit pësoi disfatë 0-2 dhe ne OPEN u desht të pajtohet me medalje bronzi.

Duhet theksuar se në kuadër të K.K. “Makpetrol” garoi edhe një shqiptar, Davud Ramadani, i cili në kategorinë Junior -68 kg doli kampion, duke mposhtur dy kundërshtarë. Të parin nga Kroacia dhe të dytin nga Bosnja. Ai bëri luftë të pastër, punoi mend, me ide dhe me qëllim.

K.K. “Makpetrol” në këtë turne mori pjesë gjithsesi me 7 sportistë dhe kishte 11 paraqitje. Arriti të rrëmbej 7 medalje (3 të arta dhe 4 të bronzta). Përvec medaljeve të fituara nga Idrizi (dy medalje) dhe Ramadani(1 medalje) medalje fituan edhe Kristijan Boshkovski (u stolos me ari), Tomi Kostadinovski, Dimitar Lozanovski dhe Danillo Bozhoviq (u stolisën me bronzë).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *