A NDIKON STERVITJA NE PERMASAT E ORGANIT MASHKULLOR?
October 19, 2018
0 comments
Share

A NDIKON STERVITJA NE PERMASAT E ORGANIT MASHKULLOR?

Ka shume meshkuj qe jane te bindur se stervitja i zvogelon permasat, nderkohe te tjere jane te bindur se stervitja ben te kunderten. Struktura dhe funksioni i penisit eshte unike. Po ashtu, pergjigja e tij ndaj ushtrimeve fizike ndryshon kur krahasohet me muskujt e kraheve, kembeve apo barkut.

Penisi fillimisht eshte i perbere nga inde nderlidhore dhe erektive, ene gjaku dhe inde nervore. Keto struktura te brendshme rrethohen nga nje shtrese e fuqishme indesh nderlidhore elastike. Ne penis gjenden tuba me inde te sfungjerta dhe nje strukture qe i ngjan nje rrjete te ngjeshur, apo nje rrjet hapesire te mbushur me ene gjaku, muret e te cilave jane shume elastike. Muskujt ne penis gjenden ne muret e venave te gjakut, ato rregullojne rrjedhjen e gjakut dhe permasat e penisit, ne gjendje qetesie, apo te erektuar.

Te ushtruarit fizik nuk i zvogelon permasat.

Meshkujt kane perkatesisht permasa maksimale penisi ne gjendje te erektuar dhe minimale ne gjendje qetesie e kjo nuk ndryshon kollaj brenda nje kohe te shkurter. Megjithate, permasat e e tij variojne me kohen, bazuar ne intensitetin e stimulimit.

Permasat e penisit do te zvogelohen si pasoje e devijimit te furnizimit me gjak, si psh: kur gjaku kalon neper muskujt e skeletit per te performuar levizjet e kraheve, kembeve madje edhe te frymemarrjes se thelle gjate nje ushtrimi. Ne perfundim te aktivitetit, trupi juaj kthehet ne gjendjen normale te qetesise, po ashtu edhe qarkullimi i gjakut kthehet ne gjendjen normale, perfshire ketu rrjedhjen e gjakut ne penis, gje qe do ndikoje ne permasat e tij.

Impulset nervore

Permasat e penisit rriten nje gjendje ereksioni, fillimisht si rezultat i ngacmimit te impulseve nervore dhe rritjes se qarkullimit te gjakut. Ai ka nje furnizues te pasur nervash, qe degezohen nga te gjitha anet, sidomos tek veshja e vogel muskulore e indeve nderlidhore. Impulset nervore ndikojne ne qarkullimin e gjakut, i cili perben kontribuesin kryesor te ndryshimeve, qe vihen re ne permasat e penisit kohe pas kohe.

Stervitja permireson efikasitetin e funksionimit te nervave duke prodhuar impulse me te fuqishme dhe duke rritur impulset qe stimulojne pergjigjen e indeve penile, rrjedhjen e gjakut dhe se fundmi edhe permasat e penisit tuaj.

Stervitja permireson rrjedhjen e gjakut, gje qe e ben akoma me te fuqishme gjate nje ereksioni, kur rrjedh me shume gjak ne penis e me pak gjak jashte tij. Kjo sjell nje gjendje ereksioni shume me te mire si dhe rregullimin e disa problemeve, si mosfunksionimi erektil.

Permiresimi i rrjedhjes te gjakut parandalon demtimin e arterieve, qe kompromentojne qarkullimin e gjakut ne penis, pasuar nga volumi i gjakut ne te, rritja e konsiderueshme e shkalles se ereksionit dhe rregullimin gjithashtu te permasave te penisit.

Aktiviteti fizik nuk e zvogelon permasen minimale te penisit dhe as rrit gjatesine potenciale maksimale, apo perimetrin. Ushtrimet permiresojne aftesine tuaj per te arritur gjatesine dhe perimetrin maksimal më me lehtesi.

Megjithate, duhet permendur, qe meshkujt te cilet sterviten nen ndikimin e steroideve, apo suplementeve, te cilet kane ne permbajtje perberes qe imitojne aftesite e steroideve, me dashje apo pa dashje, siç eshte vene re tek bodybuilderat, perjetojne nje zvogelim te permasave te penisit. Nuk jane ushtrimet ato qe e shkaktojne kete zvogelim.

Disa meshkuj, jane kaq shume te shqetesuar rreth zvogelimit te permasave te penisit te tyre, sa kane hequr dore nga te sterviturit, por ajo ç’ka ato duhet te kuptojne eshte se mungesa e nje programi stervitor te strukturuar mund te çoje ne mosfunksionim erektil, qe do te ishte shume me keq se frika e tyre e pabaze.

Te ushtruarit fizik nuk zvogelon permasat e penisit tuaj, por ne fakt te lejon te kesh nje ereksion me te mire, me te qendrueshem dhe te jep gjithashtu mundesine te durosh me gjate dhe te kesh me shume stamine.
E nese ju jeni te kenaqur, dikush tjeter do jete akoma me shume.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *