A HUMBAS MUSKUJ NËSE BËJ KARDIO?
December 6, 2018
0 comments
Share

A HUMBAS MUSKUJ NËSE BËJ KARDIO?

Është një pyetje shumë e shpeshtë që shtrohet mes bodybuilderave dhe atyre që merren me ngritjen e peshave: “A humbas muskuj nëse bëj kardio?”

Dhe përgjigja është:

Po, kardio bën që ju të humbisni muskuj. Por, përpara se të vendosni të hiqni dorë nga kardio, vazhdoni e lexoni deri në fund.

Kardio është një proçes katabolik nga natyra dhe po sigurisht që do t’ju bëjë të humbisni muskuj, por copëtimi dhe ndërtimi i muskujve është një cikël natyral, që ndodh çdo ditë në trupin tonë dhe që quhet ndryshe “qarkullimi proteinik”. Ju humbisni muskuj ndërkohë që bëni punë fizike, ndërkohë që ecni dhe madje edhe kur flini. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni së bëri këto gjëra, vetëm e vetëm se doni të ndërtoni muskuj.

Arsyeja e pare për humbjen e muskujve ndërkohë që bëni trajnim kardio është konsumi i ulët i kalorive. Kjo është matematikë e thjeshtë, nëse digjni më shumë kalori sesa konsumoni, ju do të humbisni peshë. Trupi juaj do të copëtojë proteinën e muskujve për të ruajtur energjinë.

Arsyeja e dyte është marrja e sasisë ditore të proteinës. Pa konsumuar sasinë e duhur të proteinës ju nuk mund të ruani apo të ndërtoni muskuj. Kur ju jeni fizikisht aktivë trupi juaj ka nevojë për rreth 1.8-2gr protein për kg të peshës suaj trupore. Marrja e proteinës ka nevojë të jetë më e lartë, kur edhe seancat stërvitore janë më të fuqishme.

Arsyeja e tretë për humbjen e muskujve është konsumimi i pakët i karbohidrateve. Për të djegur dhjamrat tuaj, ju duhet ta ulni konsumimin e karbohidrateve, por ulja në mënyrë drastike e karbohidrateve është një gabim i madh. Rregulli kryesor është që të mbahet konstant marrja e sasisë së proteinës dhe të ulet numri i kalorive me 300-500 nën numrin e kalorive të përgjithshme që I duhen trupit për mirëmbajtje dhe kjo duke ulur sasisë e karbohidrateve. Kjo do të thotë ta ulësh sasinë e karbs me 80gr-120gr në ditë.

Arsyeja e katërt e humbjes së muskujve është të bërit vetëm kardio gjithmonë. Ka shumë njerëz që nuk bëjnë gjë tjetër veçse kardio dhe kjo me shpresën se do të dobësohen dhe do të kenë fizik të tonifikuar. Seancat e shkurtëra dhe intensive me ngritje peshash do të pengojnë copëtimin e muskujve dhe do të bëjnë të mundur ndërtimin e muskujve.

Gjithashtu, nëse doni të ruani muskujt tuaj atëherë mos rrini me orë të tëra në pistë, por shfrytëzoni një kohë të shkurtër, por me intensitet të lartë, duke përdorur trajnime si ai me intervale apo fartlek. Kjo do t’ju ndihmoje te ndertoni muskuj e jo t’i humbni ato.

Nëse stërviteni me pesha ju do të vazhdoni të digjni kalori edhe pasi të keni mbaruar seancën, kjo djegie vazhdon për shumë kohë më pas. Ndërsa në kardio, djegia e kalorive ndodh vetëm gjatë asaj seance.

Nga ana tjetër, trajnimi kardiovaskular ka shumë dobi për trupin, për aq kohë sa nuk teprohet me të (ashtu si me çdo gjë tjetër), do të prodhojë rezultate pozitive për trupin tuaj. Përpos gjithë dobive që sjell, këto janë ato më të rëndësishmet që ju mund të merrni nga një seancë kardio:

Zhvillimi i sistemit kardiorespirator. Ndërkohë që bëni kardio, më shumë oksigjen kalon përmes venave të gjakut, duke i bërë ato më të mëdha në përmasa dhe si rezultat edhe më të mëdha në numër.

Përmirësim të sistemit tretës.

Rritje e metabolizmit dhe djegie e shpejtë kalorish.

Prandaj, përpara se të merrni vendimin për të hequr dorë nga kardio, vetëm sepse keni dëgjuar diku apo prej dikujt se ajo ju dobëson muskujt, informohuni që të jeni të përgatitur për atë që doni të arrini.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *