A E PERMIRESOJNE PERFORMANCEN PIJET ENERGJIKE ME PERMBAJTJE KAFEINE?
September 7, 2018
0 comments
Share

A E PERMIRESOJNE PERFORMANCEN PIJET ENERGJIKE ME PERMBAJTJE KAFEINE?

Nje numer i madh pijesh energjike te cilat permbajne kafeinë pretendojne se permiresojne disa aspekte te performances, si: vigjilencen, rezistencen (qendrueshmerine), apo perqendrimin gjate ushtrimeve.

Mekanizmi ekzakt nuk eshte i qarte, por thuhet se kafeina në dozat 1-3mg per kg te peshes trupore zvogelon ndjesine e lodhjes dhe ju lejon te vazhdoni te sterviteni me nje intensitet te larte, per nje kohe me te gjate.

Per nje person, i cili peshon rreth 70kg, kjo sasi duhet te jete 210mg, e barabarte kjo me 2 filxhane kafe, ose dy kanaçe pije energjike me kafeinë. Te mirat që perfiton performanca ndodhin menjehere pas konsumimit, prandaj kafeina mund te perdoret perpara stervitjes, gjate stervitjes, ose në kohën kur je në mbyllje te seances stervitore dhe ka filluar lodhja.

Meqenese trupi i çdo individi pergjigjet në menyra te ndryshme, ju mund ta eksperimentoni vete gjate trajnimit, per te gjetur dozen dhe protokollin që ju pershtatet ju.

Nje studim i bere në Universitetin Saskatchewan testoi efektet e pijesh energjike Red Bull ne performancen e trajnimit me pesha. U zbulua se kur u konsumua Red Bull (në masen ekuivalente me 2mg kafeinë per kg te peshes trupore; çdo kanaçe permban 80mg kafeinë) nje ore perpara stervitjes rriti në menyre te ndjeshme rezistencen e muskujve gjate ushtrimit bench press.


Megjithate konsumimi i dozave te larta te kafeines – mbi 600mg – mjaftueshem per te shkaktuar efektin ergogjenik – mund te çoje në nje humbje te madhe lengjesh.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *