A DJEGIM ME SHUME KALORI, NESE STERVITEMI PA NGRENE?
Nese renia ne peshe eshte objektivi juaj kryesor, stervitja me stomakun bosh mund te inkurajoje trupin te djege pak me shume dhjamra per karburant. Arsyeja?
Niveli i insulines eshte tejet i ulet pas nje nate te gjate pa ngrene. Kjo rrit sasine e yndyrnave, qe iken nga qelizat e yndyrnave drejt muskujve, ku edhe digjet.
Disavantazhi eshte se mund te lodheni shpejt, ose do te jeni te detyruar te ulni intensitetin e ushtrimeve e si rrjedhoje do te perfundoni duke djegur me pak kalori – dhe me pak yndyrna. Me keq akoma, ju mund te humbisni edhe ato muskuj, qe i keni bere me shume mund, pasi do filloni te digjni per karburant proteinat dhe yndyrnat!
Ne baze te kerkimeve te Laboratorit te Performances Humane ne Universitetin e Teksasit, ne Austin, djegia e yndyrnave ndalohet kur karbohidratet konsumohen gjate 6 ore perpara stervitjes. Kjo, per shkak te rritjes se nivelit te insulines ne gjak (shkaktuar nga karbohidratet), te cilat pengojne copetimin e rezervave te yndyrnave ne indet dhjamore dhe ulin çlirimin e acideve dhjamore ne gjak.
Keshtu, acidet dhjamore jane me pak ne dispozicion si burim karburanti per muskujt, qe do te ushtrohen; nje efekt qe mund te zgjase per ore te tera, pasi keni konsumuar karbohidrate.
Te besh nje rutine kardio pas nje kohe te gjate pa ngrene (psh: gjeja e pare qe ben ne mengjes), kur niveli i insulines ne gjak eshte akoma i ulet, do te permiresoje shkallen e copetimit te yndyrnave dhe djegien e tyre dhe do te ishte nje strategji me e mire per djegie yndyrnash, sesa te besh kardio ne pjesen tjeter te dites, pasi ke ngrene disa vakte. Megjithate, eshte shume me e rendesishme, qe ta nderthurni seancen e kardios ne rutinen tuaj ditore, nese per ju eshte e pamundur ta kryeni ate si gjene e pare ne mengjes.