8 shqiptar ndeshen në gallën e Winterthurit
May 31, 2019
0 comments
Share

8 shqiptar ndeshen në gallën e Winterthurit

Me 8 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator sërish është shoqata humanitare – ICF, por sivjet do të prezantohet nga agjencia për punësim “All in One – Personal AG” me pronar Marco Galati që njëherit do jenë edhe mbështetësin kryesor të këtij spektakli.

Presidenti i ICF dhe federatës shqiptare SPF, Mustaf Kicaj thotë se galla në Winterthur do jetë një spektakël i madh ku një pjesë e parave të mbledhura nga tiketat dhe nga donacionet do ti ndahen spitalit të fëmijëve në Cyrih dhe një pjesë për persona me nevoja në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Kurse promotori i luftëtarëve, Avdyl Salihu na njoftoi se tani më është gjithçka gati dhe presin një spektakël të vërtetë.

“Gjithsej do të zhvillohen 25 lufta në Muay Thai, K1 dhe MMA, ku prej tyre  4 ndeshje do jenë për titull bote dhe 1 për titull evrope dhe 6 për titull amator Zvicrën. Cekim se për titull bote do të ndeshet Ervis Bici kundër serbit Luka Koledar si dhe Manol Marashi ndaj Ricco Giger, kurse për at te Evropës do ndeshen dy shqiptar të fuqishëm njëri me prejardhje nga Kosova por që jeton në Zvicër, Kosovar Kicaj kundër shqiptarit që vjen nga Greqia, Aleksandar Kallashi.  Per Swis amater title do ndeshet edhe shqiptari Kristi Dhima që do përballet me Vladimir Vujadinov nga Serbia. Ndryshe, tiketat tani janë dal në shitje dhe të njëjtat janë të limituara, andaj rezervo nga tani një sepse luftarët shqiptar kërkojnë mbështetjen e juaj.

Ndryshe, në këtë gallë do të ketë luftar nga Serbia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Amerika, Mali e tjerë”.

Ndryshe, spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, kurse ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit.

Tiketat nga tani mund ti rezervoni në +41796969691 me çmime 100, 50  e 35 CH. Në ditën e ndeshjes çmimet rriten për 15CH. Cekim se gjatë eventit do të ketë edhe ushqime të ndryshme dhe pije ku edhe aty për çdo blerje do kontribuoni në ndihmë.

Luftëtarët shqiptar që do paraqiten :

  • Vaid Ibrahimi
  • Florim Zendeli
  • Bledor Dakaj
  • Bashkim Selmani
  • Kosovar Kicaj
  • Aleksandar Kallashi
  • Ervis Bici
  • Manol Marrashi

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *