8 ARSYE PER TE VRAPUAR NE DIMER
Nxirrni nga rafti veshjet termike te dimrit! Vrapi ne stinen e dimrit eshte gjallerues dhe i shendetshem. Keto jane 8 arsyet qe te mos ju zere gjumi dimeror, por te shijoni vrapin.
1. Diegia e kalorive
Ne nje kohe me te ftohte ju mund te vraponi me shpejt, kjo pasi ka me pak stres nxehtesie, ju qendroni te fresket dhe mund te levizni me efektivisht, duke shfrytezuar me pak burime. Si rrjedhoje ju arrini te digjni me shume kalori.
2. Dobite e renies ne peshe
Eshte ne natyren njerezore, qe gjate stines se dimrit te konsumohet me shume e te levizet me pak. Te vrapuarit eshte pa shpenzime, eshte falas, djeg kalori dhe te ben te ndihesh i gjalle. Prandaj, leviz!
3. Nuk ka lageshtire
Harrojini ato rrobat e ngjitura per trup, djersen, ajerin mbytes dhe sikletin gjate diteve te nxehta e te lageshta te veres. Shume vrapues preferojne dimrin per te vrapuar, pikerisht prej ajrit te thate.
4. Permiresimi i humorit
Stina e dimrit shpeshhere te ben te plogesht, melankolike dhe te pafuqi. Te dalit jashte ne natyre rrit marrjen e vitamines D – e cila eshte e njohur per mbrojtjen ndaj crregullimeve afektive sezonale. Te vrapuarit dhe ushtrimet e tjera ndihmojne ne zvogelimin e gjendjes depresive, demotivuese dhe irritimit, duke ju kthyer buzeqeshjen dhe humorin.
5. Me pak trafik njerezish
Ku jane gjithe te tjeret? Brenda duke pire coca-cola? Ata qe jane te apasionuar pas vrapit ne dimer e dine qe rruget jane me pak te populluara, kane me shume hapesire dhe kjo e ben vrapimin e akoma me shume terheqes. Jeni vetem ju dhe natyra.
6. Shendeti i zemres
Te vrapuarit ne temperatura te ftohta mund te rrise qendrueshmerine kardiovaskulare, duke e bere zemren tuaj akoma me te forte. Nje zemer e forte e pergatit trupin per seanca ushtrimesh ne te ardhmen dhe ndihmon ne zvogelimin e nivelit te pergjithshem te stresit.
7. Zakon i nje te ushtruari te mire
Vrapuesit e dimrit e dine dobine qe jep rutina e nxehjes dhe ftohjes se trupit. Perpara nje vrapi ne dimer eshte e domosdoshme te besh nxehjen e gjymtyreve dhe disa ushtrime stretching. Kjo perforcon zakonin e pergjithshem te te ushtruarit si duhet dhe parandalon demtimet, terheqjet muskulare, perdredhjet dhe demtimet e tjera me te medha gjate gjithe vitit.
8. Rrit tolerancen
Te vrapuarit ne dimer mund ta shpjere rutinen tuaj te fitnesit ne nje tjeter nivel. Venia e trupit perballe elementeve te jashtem do te rrise qedrueshmerine e pergjithshme te trupit dhe aftesine riperteritese. Te vrapuarit kur temperatura eshte pak mbi 0 grade celcius do te rrise me 1-2% hapat tuaj per km .
*************
Dimri po vjen! A jeni gati per te vrapuar! Vetem kini kujdes, mos rrezikoni ne kushte te rrezikshme, si te vraponi ne rruge me ngrica apo me hypothermi. Vishuni si duhet dhe shijoni kohen e dimrit.
Nese do te mund ta ngrinit veten nga ai cepi i ngrohte buze oxhakut, apo poshte batanies per t’u bere njesh me natyren e bukur ne dimer, per te thithur ajrin e paster, per t’i dhene trupit mundesine e perfitimit nga nje vrap dimeror, nuk i dihet, ndoshta do te perfundoni duke e dashuruar ate.