Salihu: Boksierët janë mirë të përgatitur (VIDEO)
March 24, 2018
0 comments
Share

Salihu: Boksierët janë mirë të përgatitur (VIDEO)

Kampionati evropian në boks në Targu të Rumanisë, zyrtarisht do të nis të dielën kur edhe është parashikuar që të bëhet matja zyrtare e boksierëve pjesëmarrës. Nën drejtimin e trajnerëve Petar Curlinov dhe Faton Salihu janë përzgjedhur boksierët Jasin Lama, Lulzim Ismaili dhe Goce Janevski. Para nisjes për në Rumani, trajneri Salihu, tha se boksierët janë përgatitur mirë.

Boksierët tanë janë mirë të përgatitur. Fazën përfundimtare e kemi bërë bashkërisht me kombëtaren e Shqipërisë në Shkodër. Jemi munduar të plotësojmë atë që e kemi pasur mungesë ne d.m.th sparingjet mes boksierëve tjerë. – tha për Alsat-M, Faton Salihu, trajner i Maqedonisë në boks.

Sipas trajnerit Faton Salihu, për tre boksierët e Maqedonisë, hendikep paraqet mungesa e përvojës nga garat e tilla të mëdha.

Përvoja jonë është mjaft e vogël në një Kampionat evropian. Maqedonia që 6 vite nuk ka marrë pjesë në asnjë KE apo KB dhe shpresoj se këtu do të jetë fillimi. Si do të jetë ndonjë fitore e jona do të jetë prapë sukses…. Shpresojmë të kalojmë xhiron e parë me një fitore do jetë një sukses i joni – përfundoi Salihu.

Si Maqedonia ashtu edhe Shqipëria në këtë evropian do përfaqësohet me tre boksier. Të dielën do të kryhen peshimet përkatëse dhe në kohë të njëjtë do hidhet shorti i aktivitetit. Maqedonia në një kampionat evropian apo botëror po merë pjesë pas plotë 6 viteve. (S.V.Ademi)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *