6 MITET MË TË MËDHA MBI TRAJNIMIN ME PESHA
April 22, 2017
0 comments
Share

6 MITET MË TË MËDHA MBI TRAJNIMIN ME PESHA

MITI #1. Nëse objektivi juaj është rënia në peshë dhe ju nuk keni kohë të bëni edhe kardio edhe pesha, ju duhet të bëni vetëm kardio

Trajnimi rezistent është një mjet kaq i fuqishëm shëndeti, fitnesi dhe kundër-plakjeje, është një lloj trajnimi mbi të cilin nuk bëhen compromise. Trajnimi me pesha mund të djegë yndyrnat, të rrisë forcën tuaj, të mirëmbajë ose ndërtojë masën muskulare të padhjamtë (lean).

Kardio e vetme nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Trajnimi me pesha bën diferencën mes një personi me një peshë ideale, por me një trup mesatarisht të bukur, me atë që ka një trup të prerë bukur, një modeli fitnesi. Kur të keni kohë bëni edhe kardio edhe pesha. Kur koha juaj është e kufizuar, gjithmonë jepini prioritet peshave.

“Nuk kam kohë” nuk është një arsye e vlefshme, është një justifikim. Nuk është se disa njerëz kanë kohë me shumicë, thjesht disa njerëz janë shumë të mirë në zgjedhjen e prioriteteve të tyre. Do të ishit më të sinqertë nëse do të thonit “Për momentin disa gjëra të tjera kanë prioritet më të lartë”, por sinqerisht ju nuk mund të thoni “Nuk kam kohë të stërvitem”.

Shumë njerëz zgjohen në pesë të mëngjesit, vetëm sepse ajo është koha e vetme që ata kanë për t’u stërvitur. Pjesa tjetër e ditës së tyre është e mbushur me punë e angazhime familjare. Është paradoksale, pasi pjesa më e madhe e njerëzve që janë shumë të zënë, janë ata që gjejnë kohën të stërviten, pasi axhenda e tyre i detyron të bëhen mjeshtra të produktivitetit. Nëse ata mund ta bëjnë, ju mund ta bëni gjithashtu.

MITI #2. Ju duhet të bini njëherë në peshë, të humbisni gjithë dhjamin, pastaj të filloni me trajnimin me pesha.

Njerëzit që janë tej mase mbi peshë dhe jo aktivë fillimisht duhet të fokusohen tek të ushqyerit. Por, nëse jeni në gjendje që të ushtroheni në mënyrë të sigurtë, ju do të keni përfitime fantastike nëse filloni një program stërvitor me pesha edhe nëse keni sasi të lartë dhjamore për të humbur. Pothuajse të gjithë mund të fillojnë me ecje në kardio dhe me ushtrimet bazë për forcën dhe kurrë nuk është shumë herët për të zhvilluar ca zakone të mira.

Po, ju mund të bini në peshë përmes dietës dhe kardios, ose edhe vetëm me dietë, por shumë njerëz që e bëjnë një gjë të tillë nuk janë aq të lumtur me trupin e tyre, sa ç’mendonin se do të ishin. Ato veshin rroba me numër më të vogël, por përsëri nuk u pëlqen të shihen pa rroba. Ata duken të qullët dhe jo me trup atletik. Nuk është kurrë vonë të fillosh të trajnohesh me pesha, por a nuk do të ishte më mirë të fillonit që ditën e parë të stërvitjes dhe ta përfundonit me një trup më të forte, më fit dhe më atletik?

MITI #3. Duhet të shkosh në palestër që të kesh rezultate të mira.

Vendi më i mirë për t’u stërvitur është ai vend ku do të bëni stërvitjen më të mirë dhe në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme. Shumë njerëz fillojnë të stërviten në garazhet e shtëpisë, në ambjentet e jashtme, apo brenda në shtëpi, me shumë pak vegla ose aspak. Vazhdojnë të ushtrohen për një farë kohe në të tillë mënyrë e ndoshta më vonë regjistrohen në një palestër.

Avantazhet e të stërvitur në shtëpi janë komoditeti, privatsia, koha dhe sigurisht paratë që kursen nga abonimi në një palestër çdo vit. Nëse të stërviturit në shtëpi ju ndihmon të ndiqni programin tuaj më mirë dhe ju preferoni privatsinë, atëherë stërvituni në shtëpi. Ka ushtrime pafund që mund të bëhen në kushte të shtëpise, qoftë edhe me pak vegla, ose me vetë peshën e trupit.

Ju mund të bëni me qindra ushtrime vetëm me gira dhe nëse keni edhe një stol e shtangë me një set peshash e një stol që ulet në kënde të ndryshme dhe ju do të bëni edhe njëqind të tjerë më shumë. Nëse keni hapësirë, mund ta krijoni vetë një mini palestër brenda kushteve të rehatisë së shtëpisë.

MITI #4: FEMRAT DUHET TË STËRVITEN NDRYSHE NGA MESHKUJT

Pjesa më e madhe e femrave që thonë se duan të “tonifikohen” e kanë fjalën për të ardhurit në formë, të jenë më fit, më të forta, por pa u fryrë shumë. Po a e dini çfarë? Mënyra më e shpejtë dhe më e mirë për të arritur atë trupin “fit dhe të forte”, që femrat thonë se duan, është e njejta me ate te meshkujve, që duan të kenë atë pamjen “muskulare”: me trajnim me pesha. Dhe pa atë, një femër nuk do të bëhet kurrë më e forte. Një muskul ose forcohet e zhvillohet, ose jo.

Nuk ekziston një “tonifikim”, apo ushtrim specific sipas gjinisë; ato janë thjesht perceptime të krijuara nga industria e fitnesit. Nuk ka asgjë të keqe të shohësh sa më shumë femra të përfshira. Pra, nëse femrat bëjnë lunges, squats, row, press dhe deadlift, njësoj si meshkujt, do të përfitojnë rezultate shumë më të mëdha, se sa të jepeni pas ca ushtrimeve elegante me gira 1kg ngjyre roze, apo te ndiqni programme që nuk përfshijnë kurrëfarë rezistence.

MITI #5: JU DUHET TË NGRINI PESHA ME ORË TË TËRA PËR TË ARRITUR NJË TRUP TË BUKUR

Ju mund ta përfundoni një seancë efektive dhe të plotë stërvitore me pesha në vetëm 60 minuta, ose më pak. Edhe pse ka njerëz që stërviten për një kohë të gjatë, për arsye të ndryshme, apo atletët që shtojnë ca orë më shumë në javë, krahasuar me ngritësit e peshave, më shumë nuk do të thotë gjithmonë më mirë, kur vjen puna te trajnimi me pesha. Seanca të shkurtëra, por intensive stërvitore gjithmonë japin rezultate më të mira, por seancat intensive të bëra për një kohë të gjatë nganjëherë janë joproduktive. Edhe nëse arrini të keni ca rezultate më shumë duke shtuar kohën e stërvitjes, stërvitjet e gjata nuk janë praktike për pjesën më të madhe të njerëzve.

Nëse koha juaj është e kufizuar, evitoni mendimin “o gjithçka o asgjë” dhe shfrytëzoni kohën duke punuar shumë fort dhe në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur. Mënyra më e mirë është duke reduktuar numrin e ushtrimeve, ndërkohë që ruani ose rrisni intensitetin. Ju mund të përdorni gjithashtu supersetet, ku ju bëni dy ushtrime pas pushim ndërmjet, ose ulni kohën e pushimit mes seteve. Këto teknika ju vijnë në ndihmë njerëzve që janë shumë të zënë, për të arritur rezultatet që duan qoftë edhe brenda 30-45 minutave.

MITI #6: TI JE I VETMI QË NDIHESH SI I SHASHTISUR, JO REHAT, KONFUZ DHE QË NUK DI NGA T’IA FILLOSH

Sot, ju keni të gjithë njohuritë e të gjithë ekspertëve të botës vetëm me një prekje të gishtit në internet, por sot më shumë se kurrë ju jeni të zhytur në një det opinionesh konfliktuale dhe mbingarkesë informacioni. Është e natyrshme, që në fillim të ndiheni pak konfuzë, apo si të shashtisur. Eshte akoma me e veshtire kur informacioni eshte aty dhe perton ta lexosh, se ti je nga ata qe “i di te gjitha”.

Qoftë me një trajner personal apo me një program, mbi të cilin vihet gjithë besimi i një personi, shumica e njerëzve përsëri ndihen si të friksuar kur kapin për herë të parë veglat, sidomos në sy të njerëzve të tjerë.

Kushedi sa herë dëgjon njerëz të thonë “Të vi në formë njëherë, pastaj do filloj palestrën.” Ironia qëndron në faktin se shumë njerëzve ky mund t’u duket idiotsi, por ama shumë të tjerë e gjejnë veten në këtë shprehje. Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se të ndihesh në siklet është një gjë krej normale, jo vetëm në trajnim, por në çdo inisiativë të re. Ju ndiheni në siklet në çdo gjë që bëni për herë të parë, por ama për t’u rritur ju duhet të dilni jashtë zones suaj të komfortit.

Duhet dëshira, vullneti dhe vendosmëria, pamvarësisht vendit se ku këto vihen në praktikë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *