6 MËNYRA PËR TË KONSUMUAR MË PAK JUNK FOOD
July 12, 2017
0 comments
Share

6 MËNYRA PËR TË KONSUMUAR MË PAK JUNK FOOD

JUNK FOOD – që do të shqipërohej Ushqim “Mbeturinë”, është lloji i ushqimit pa asnjë vlerë ushqyese, zakonisht e parapërgatitur, që kushton lirë dhe që përmban sasi të lartë kalorish, që vijnë kryesisht nga sheqeri apo yndyrnat.

Nganjëherë mënyra e jetesës mbushet plot angazhime dhe jemi gjithmonë të zënë, pasi përpiqemi të bëjmë gjithçka – të shpenzojmë kohë me familjen, miqtë, të stërvitemi apo të marrim pjesë në evente. Është kaq e lehtë të biesh në grackë dhe të blesh ushqime të shpejta e të përpunuara. Edhe pse nganjëherë këto lloj ushqimesh nuk janë aq të shpejta për t’u bërë apo të lehta për t’u blerë.

Këtu po ju japim 6 mënyra se si t’i shtoni dietës suaj më shumë ushqime të vërteta, organike, në mënyrë që t’i jepni trupit energjinë për të cilën ka nevojë, në mënyrë që të arrini ta përballoni ditën si duhet:

 

KONSUMONI PERIME

Përfshini sa më shumë perime në vaktet tuaja kryesore gjatë ditës. Shtojini ato tek makaronat, tek sandwichet apo si garniture.

 

KONSUMONI FRUTA

Nëse keni neps për gjëra të ëmbla merrni një frut. Kjo do t’ju ndihmojë të shuani nepsin tuaj për ëmbëlsira.

MISHI

Nëse jeni mish-dashës, atëherë është më mirë që të zgjidhni mish organik, nga bagëti të ushqyer me bar, të rritur pa hormone, në mënyrë që të merrni të gjithë elementët ushqyes të mundshëm, pa pesticide të rrezikshme, hormone, antibiotikë etj.

 

GUZHINË MINIMALISTE

Duke mbajtur ushqim minimal në guzhinën tuaj do të thotë që shanset janë që të mbani vetëm ushqim që ka një datë skadence. Mbusheni frigoriferin apo raftin e guzhinës me ushqime të shëndetshme. Snacks si fruta të thata ose fruta të freskëta që janë perfekt për “merre në dorë dhe ik”. Ato çka gjenden në guzhinën dhe frigoriferin tuaj, tregojnë atë se çfarë ju jeni. Bëjeni këtë jo vetëm për veten tuaj, por edhe për fëmijët.

 

5 PËRBËRËS

Blini produkte që përmbajnë 5 përbërës ose më pak dhe me përbërës që mund t’i kuptoni e shqiptoni, kjo do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur.

MBANI SNACK KUR UDHËTONI

Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa marrë diçka për të ngrënë me vete, sidomos nëse planifikoni të largoheni nga shtëpia për më shumë se 2 orë. Mbani mend, të konsumosh ushqime të shëndetshme rregullisht do t’ju ndihmojë të evitoni zgjedhjet e gabuara. Përgatisni në një tas të vogël një përzierje me fruta të thata dhe të thara (evitoni ato të gatshmet pasi shumë prej tyre kanë yndyrna të hidrogjenizuara dhe përbërës të tjerë të padëshirueshëm).

 

Më e rëndësishmja, mos kini frikë të bëni ndryshime dhe mbani mend që duke bërë ndryshime të vogla çdo ditë nga pak, bën goxha diferencë dhe e bën shumë më të lehtë përjekjen tuaj për ta ndjekur një jetë të tillë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *