Manny Pacquiao sfidon McGregor në ring për “një ndeshje të vërtetë”
November 24, 2017
0 comments
Share

Manny Pacquiao sfidon McGregor në ring për “një ndeshje të vërtetë”

Donor McGregor mund të jetë pranë ndeshjes së dytë të boksit – ndaj legjendës së ringut Manny Pacquiao.

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Notorious nuk ka hequr dorë nga boksi pas ndeshjes multi-milionëshe ndaj Floyd Mayweather.

Dhe tani Pacquiao ka zbuluar se ndeshja nuk është thjeshtë një fantazi e medias.

Boksieri filipinas sapo ka postuar një foto të McGregor në Instagram, duke vendosur edhe komentin: “Gëzuar Ditën e Falënderimeve! Qëndroni në formë miqtë e mi. #realboxingmatch #2018 @thenotoriousmma.”

Pacquiao nuk ka luftuar që prej humbjes shokuese ndaj australianit Jeff Horn në në korrik, pas së cilës shumë njerëz besonin se do të ishte hera e fundit që ai do të futej në ring.

Por Pac-Man, i cili është i përfshirë edhe në politikën filipinase, nuk është tërhequr zyrtarisht, dhe tani kërkon sfidën ndaj super yllit McGregor.

The Notorious pritet të rikthehet në UFC, por prapëseprapë, asgjë nuk është zyrtare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *