50 Cent pranë debutimit në MMA ndaj Rampage Jackson
May 11, 2018
0 comments
Share

50 Cent pranë debutimit në MMA ndaj Rampage Jackson

Pak ditë pasi u fotografua me presidentin e Bellator, artisti i mirënjohur 50 Cent është përfolur për një debutim të pabesueshëm në MMA, ndaj peshës së rëndë Rampage Jackson.

50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është parë duke diskutuar me Scott Coker.

Dukej sikur 55-vjeçari po firmoste disa dokumente, por më pas është konfirmuar nga Coker se ai po i shpjegonte sistemin e rekrutimit të luftëtarëve dhe sesi Bellator ndërton atletët dhe nënshkruan me luftëtarët pa kontratë.

“Jam i zënë duke punuar me diçka që do t’iu lë pa mend,” ka shkruar ai në Twitter.

Ditë më pas, postimi i fundit i Jackson ka konfirmuar se ai mund të bëjë një ndryshim të papritur karriere.

“Mos e harroni, unë jam Jackson-i më i tmerrshëm në këtë vend. Nëse paraja është në rregull, atëherë Rampage ka një problem të madh.”

A është një ftesë e 50 Cent për Rampage?

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *