50 Cent i kundërpërgjigjet në mënyrë epike McGregorit pas fyerjes (Video)
July 14, 2017
0 comments
Share

50 Cent i kundërpërgjigjet në mënyrë epike McGregorit pas fyerjes (Video)

Takimi i tretë mes boksierëve Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, nuk la pa përfshirë as emra të shoubizit.

Në këtë mes është përmendur edhe 50 Cent, i cili është ofenduar nga luftëtari irlandez i arteve marciale.

Fifty ka reaguar pak kohë pas fyerjes që i është bërë në Barclays Center të Brooklynit, duke ia kthyer përgjigjen McGregorit.

Në një video të parë ku shihet McGregor duke ofenduar Mayweatherin, është 50 Cent ai që e ka vlerësuar si humbës irlandezin atraktiv.

“Ai nuk është dashur ta thotë këtë. Unë mund ta tejkaloj këtë, por kampioni (Mayweather) do ta vras që e tha këtë”, theksoi Fifty në këtë postim.

Në një tjetër postim më vonë ishte sërish Fifty ai që thumboi McGregorin duke dyshuar në situatën e tij mentale, shkruan Telegrafi.

“Çka dreqin ka ky djalë i bardhë, ti po lufton me Floydin jo me mua, budalla”, shtoi 50 Cent.

Mayweather dhe McGregor do të përballen më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *