5 GABIMET MË TË ZAKONSHME TË TË STËRVITURIT
January 18, 2019
0 comments
Share

5 GABIMET MË TË ZAKONSHME TË TË STËRVITURIT

1. Vendosja e objektivave si me afat shkurtër, ashtu edhe atyre me afat të gjatë. Nëse nuk keni një destinacion në mendje, atëhere si mund të planifikohet një udhëtim – vendosni një target duke e pyetur veten se çfarë doni me të vërtetë të arrini dhe për sa kohë.

2. Planifikimi i udhëtimit fillon për të përfunduar përpara kohe – pamvarësisht se sa larg mund të jetë destinacioni juaj. Sigurisht, ju mund të hasni mjaft pengesa gjatë rrugës suaj apo të kuptoni që ju mund t’I përgjigjeni më mirë stimulit të një lloji tjetër trajnimi, por kjo është bukuria e kësaj. Pjesa më e madhe e atyre që stërviten e bëjnë atë pa pasur një program specific – ju duhet të fokusoheni në një objektiv, për të arritur rezultatet e duhura.

3. Mbani një ditar shënimesh – si mund ta dini se ku po shkoni, nëse nuk dini se ku keni qenë psh.: peshat e përdorura, përsëritjet e bëra, setet, pushimet apo edhe si u ndiet. Në mënyrë që të keni progres ju duhet të jeni vazhdimisht në dijeni se ku jeni dhe si po ecën progresi juaj.

4. Zakoni I të ushqyerit. Luftohet gjithnjë e më shumë që të kuptohet rëndësia e mbajtjes së shënimeve për ushqimin që konsumon, të paktën në fillim. Pamvarësisht objektivit, ka një element të rëndësishëm, ju duhet të merrni sasinë e duhur të kalorive, në mënyrë që të arrini rezultatet e kërkuara. E si mund ta arrini këtë, nëse nuk ia keni idenë se sa kalori në total ju duhet të konsumoni dhe sigurisht me po aq rëndësi dhe sasia e makronutrientëve që formojnë këto kalori?

5. Intensiteti. Jemi për punë të gjata e të vazhdueshme…nëse je atlet i distancave të gjata. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë mesatarisht nën 3 kohë në javë për t’u stërvitur (flasim për ata që punojnë e kanë angazhime të mëdha) prandaj mënyra më e mire për të punuar nën këtë orar të ngushtë është rritja e intensitetit.

Ngrini pesha më të rënda ose vraponi më shpejt – mos bëni vetëm ato 20 minutat e përhershme në pistë apo cross trainer, se nuk ju çon askund. Pika e 5-të të çon edhe drejt qëndrueshmërisë, angazhimit. Nëse vërtet do të arrish një rezultat dhe një fizik optimal, mos humb asnjë seancë!

Vlerësohen të gjithë ata që bëjnë një mënyrë jetese të ndryshme dhe pikërisht për këtë pika e pare është shumë e rëndësishme, mos planifikoni 5 seanca në javë dhe më pas të bëni vetëm 2. Vërini vetes një qëllim dhe jepni 100% për ta realizuar atë. Kushtet i krijoni ju.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *