5 arsyet pse nuk duhet ta humbisni UFC 237 këtë fundjavë
May 10, 2019
0 comments
Share

5 arsyet pse nuk duhet ta humbisni UFC 237 këtë fundjavë

UFC 237 në Brazil nuk duhet të humbet këtë fundjavë, më poshtë keni 10 arsyet pse. Të shtunën më 11 maj (orët e para të së dielës 12 maj për ne) do të shihni disa legjenda dhe një ndeshje titulli që tifozët po presin me padurim.

Rikthimi i Rose Namajunas

Mbretëresha e peshës kashtë do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë për të mbrojtur titullin për të dytën herë. Atë e pret një kundërshtare tepër e rrezikshme Jessica Andrade, e cila do të ketë publikun brazilian në krah dhe do të mundohet t’i marrë fronin “Thug” Rose.

Jose Aldo kërkon një ndeshje të tretë ndaj Holloway

Jose Aldo është rikthyer ai i mëparshmi dhe ka fituar me nokaut dy ndeshjet e fundit. Pas humbjeve me McGregor dhe kampionin në fuqi Max Holloway (2 herë), karriera e tij dukej e mbyllur, por ai është rikthyer dhe tani kërkon të mposhtë Alexander Volkanovski-n përpara mbështetësve të tij. Megjithatë, Volkanovski është një bishë i vërtetë dhe thuhet se kush do ta fitojë këtë sfidë do të konkurrojë për titullin.

Anderson Silva me ndeshjen e lamtumirës?

Kjo mund të jetë sfida e fundit në UFC për legjendarin Anderson “Spider” Silva. Pas humbjes me Israel Adesanya, Silva do të rikthehet në kafaz në vendlindjen e tij ndaj amerikanit Jared Cannonier, i cili ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit. Pritet të jetë një sfidë tepër interesante dhe me shumë emocione, nëse Silva humb, mund të vijë lamtumira e tij.

Evenimentet e Brazilit janë gjithmonë spektakolare

Brazili quhet si vendlindja e MMA-së, për shkak se është një nga shtetet që ka kontribuar më shumë me luftëtarë. Historikisht brazilianët kanë qenë kampionë të këtij sporti dhe kjo është arsyeja pse MMA është shumë i dashur në vendin e Amerikës së Jugut. Pritet të jetë një atmosferë elektrizuese në UFC 237.

Edhe BJ Penn pjesë e UFC 237

Një tjetër legjendë e këtij sporti, BJ Penn, do të jetë pjesë e UFC 237. Ai do të ndeshet me Clay Guida-n në peshën e lehtë. Ndeshjen e fundit ai e humbi ndaj Ryan Hall, por kërkon të rikthehet triumfues në Brazil.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *