Rinor Berisha një kikboksier që tani ka filluar të shndris
August 14, 2017
0 comments
Share

Rinor Berisha një kikboksier që tani ka filluar të shndris

Ka filluar të shndrit edhe një kosovar në ringun e Kikboksit, bëhet fjalë për Rinor Berishën, një djalosh 23 vjeçar me prejardhje nga Peja por i lindur në Austri. Ai ka dy vite që po merret me këtë sport atraktiv kurse stërvitjet po i zhvillon në “Fighclub sillberrücken” në Wells. Një një bisedë ekskluzive për portalin e vetëm për sporte luftarake “ArenaRing” ai ka shpalosur dëshirat e tija në jetë si dhe ka treguar për karrierën e tij. “Si në femëri më lindi dëshira që të merrem me këtë sport, kur shihja Luan Krasniqin në ring. Doja të merrem me boks, por këtu në vendin ku jetoj vetëm një klub është por i njëjti nuk është shumë aktiv në gara kështu që vendosa të merrem me kikboks,dhe mendoj se aspak nuk gabova. U regjistrova në një klub shumë të njohur në Wells, kurse stërvitem nga një trajner shumë i mirë, Andreas Helml. Deri më tani kam katër ndeshje, ku prej tyre vetëm një humbje. Jam në fillim të karrierës por synimi im është që të mrij në nivelin ma të lartë andaj edhe po stërvitem intensivisht që këtë qëllim ta arrij”, shprehet djaloshi pejan.

Ai më pas thotë se emocionet më të mëdha i ka pasur kur e ka zhvilluar ndeshjen e parë ku edhe e patë nokautuar kundërshtarin qysh në raundin e parë. “Ishte një ndjenjë që aspak s’mundem ta përshkruaj dhe këtë sukses fillimtar e kemi festuar edhe me familjen. Ky triumf më dha motiv që të vazhdoj më tutje me këtë sport”, deklaro Berisha.

Ndryshe, ndeshjen e fundit, Rinori e zhvilloj në Prishtinë para 2 javëve ku edhe realizoi fitore ndaj boshnjakut, Dzenan Novalic. “Galla mbrëmja humanitare që u zhvillua në Prishtinë e që organizator ishte ish kampioni Mustaf Kicaj, për mua ishte nder të marr pjesë së pari, sepse edhe vet pjesmarja ime aty ishte një kontribut në veti. Ka qen një organizim shumë i mirë ku edhe nga afër më kanë përcjell familja dhe shokët dhe për mua kjo ka qen një emocion shtesë. Kundërshtar kam pasur një boshnjak i cili ishte shumë i fuqishëm por unë arrita ta mposhti pa probleme të mëdha. Besoj se do ketë endë kësi lloj galla mbrëmje humanitare dhe e falënderoi edhe njëherë Kicaj që ma dha mundësinë dhe gjithë do jem i gatshëm që të marr pjesë në aktivitet të tilla”, tha Rinor Berisha. Ai në fund ka zbuluar se ndeshjen e radhës do ta ketë më 16 shtator në Austri, por ende nuk e din emrin e kundërshtarit.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *