30 ARSYE PERSE DUHET TE BENI AKTIVITET FIZIK RREGULLISHT
January 17, 2019
0 comments
Share

30 ARSYE PERSE DUHET TE BENI AKTIVITET FIZIK RREGULLISHT

A ka raste kur e teproni me stervitjen? Apo nuk shkoni fare me palester? Ndoshta jeni tipi i njeriut qe nuk e vret shume mendjen per aktivietet fizik, se je mire ashtu sic je? Ndoshta ti nuk i kushton vemendje se mendon qe ke halle me te medha, por ti nuk e kupton qe aktiviteti fizik eshte vecse ndihme per te perballuar cdo lloj stresi. 

Sigurisht, qe ti e di se te ushtruarit fizik rregullisht ka efekt pozitiv ne jeten tende, por pjesa me e veshtire eshte motivimi per ta bere dhe per ta bere me menyre te vazhdueshme.

Ja, ku po te japim 30 arsye motivuese, per t’a bere aktivitetin fizik pjese te dites e jetes suaj.

1. Te mbash trupin aktiv i ben shume mire shendetit ne teresi. Muskujt, kockat, zemra, sistemi tretes etj, aktiviteti fizik i mban te shendetshme.

2. Ushtrimet fizike jo vetem permiresojne shendetin tuaj, por e mbajne ate ne gjendje te mire per nje kohe te gjate. Nese tani ndiheni te shendetshem edhe pse nuk sterviteni, trupi juaj mund te vuaje pasoja te lidhura me shendetin me vone, si psh: te keni kocka te dobeta.

3. Do te keni me pak shanse t’u zere gripi dhe e ftohura. Nje sistem imun i shendetshem, nje trup fit luftojne bakteriet, duke ju mbajtur larg semundjeve sa me gjate te jete e mundur.

4. Kur ju ushtroheni rregullisht, trupi juaj do te ndihet i lodhur ne menyre me natyrale, duke ju bere te beni nje gjume me te qete.

5. Truri juaj funksionon me mire, kur trupi eshte ne forme. Psh.: te rriturit qe ushtrohen rregullisht kane shanse te perjetojne nje rritje ne aftesine menduese konjektive. Te ushtruarit permireson gjithashtu memorjen.

6. Stresi reduktohet ndjeshem, kur trupi çlirohet permes ushtrimeve, duke bere qe t’i perballoni problemet ne jete me menyre me efektive.

7. Kur trupi juaj eshte ne forme, ju ndiheni me energjike dhe pozitive, pasi trupi gjate stervitjes çliron endorfine, hormon qe ju ben me te lumtur.

8. Duke u ushtruar rregullisht, krijoni nje vete-disipline, e cila ka nje impakt pozitiv ne jeten tuaj. Mendoni pak: nese e beni zakon te beni 30 minuta vrap ne dite, atehere ju arrini te krijoni edhe zakone te tjera te shendetshme, si te ushqyerit shendetshem.

9. Te qendruarit ne forme ju ndihmon te kontrolloni peshen, duke parandaluar efektet e negative te mbipeshes.

10. Perveçse ju ndihmon te bini ne peshe, te ushtruarit ndihmon trupin ta perpunoje me mire shtimin e ujit dhe te fitohet muskul nderkohe qe shkrihen dhjamrat.

11. Muskujt e tonifikuar bejne qe lekura juaj te duket më me pak rrudha dhe me e lemuar. Si rezultat, ju do te dukeni me te shendetshem dhe te ri.

12. Duke pasur nje regjim stervitor te rregullt ju jep mundesine te keni nje objektiv per ta arritur çdo dite, kjo do te thote se çdo dite stervitjeje, ju do te ndiheni me te plotesuar.

13. Eshte normale te stervitesh me miq e shoke, apo te besh te tille kur merr pjese ne klasa fitnesi, gje qe ndihmon me permiresimin e aftesise per ndertimin e marredhenieve shoqerore.

14. Kur jeni ne forme, ju mund te jeni burim motivimi per te tjeret perreth jush, qe edhe ata te jene me te shendetshem. Por, leru te kuptojne se nese ti ia dole edhe ata munden.

15. Sa me shume te ushtrohesh aq me e lehte behet. Kur ushtrohesh rregullisht ndodh si ndryshimi psikologjik, ashtu edhe ai fizik dhe shume prej ketyre ndryshimeve e bejne me te lehte te qendruarin fit dhe i shendetshem.

16. Eshte argetuese. Ka shume lloj menyrash per t’u ushtruar, keshtu qe ne nje mori ushtrimesh do te gjeni patjeter ndonje qe do t’u pelqeje. Do t’u duket me shume si hobi sesa stervitje.

17. Nuk ka perse te jete i kushtueshem. Ka shume ushtrime qe shume mire mund te behen ne shtepi, jashte ose ne grup, duke ju dhene mundesine te argetoheni e ushtroheni ne ambjente te hapura e ku ndiheni me mire.

18. Nese keni nje regjim te rregullt stervitor, do te jeni me te afte per te arritur qellime me te medha, si psh: te marresh pjese me nje maratone.

19. Nderkohe qe ushtrimet forcojne muskuj tuaj, permiresohet gjithashtu edhe qendrimi i trupit tuaj, duke permiresuar keshtu aparencen, konfidencen dhe aftesine seksuale.

20. Te ushtruarit rregullisht mund te rrise vitet e jetes suaj.

21. Te ushtruarit rregullisht ul rrezikun e disa semundjeve si ajo e zemres, apo kolesterolit.

22. Kur ju ushtroheni, ju digjni kalori, ne kete menyre ju mund te shijoni me shume disa ushqime – si kek – pa u ndier fajtore.

23. Kur te jeni ne forme, ju mund te keni guximin per te marre pjese me aktivitete me eksituese sportive, me sporte me ekstreme si kajake, parashutizem, ngjitje ne mal e kete e beni me menyre me te sigurte. Nese aktivitetet aventurose si keto ju eksitojne, perdorini ato si nje lloj çmimi per mirembajtjen e nje regjimi te rregullt stervitor.

24. Sa me shume te sterviteni rregullisht, aq me shume fitoni rezistence. Si rezultat, do te jeni me te afte ta shtyni veten per te perballuar dite me te veshtira e me stresuese me më pak lodhje dhe do te mund te perballoni me mire ushtrimet me intesitet me te larte.

25. Nese ndonjehere do te vuani nga nje demtim apo semundje, fiziku juaj ne forme dhe i shendetshem do te kete nje rekuperim me te shpejte e me te lehte, ne krahasim me gjendjen nese do te ishe jashte forme.

26. Shpeshhere, problemet me dhimbjet, si dhimbjet kronike te shpines, qetesohen nga forcimi i muskujve permes ushtrimeve.

27. Duke u ushtruar vazhdimisht ndihmon ne lehtesimin e simptomave te depresionit. Perveç faktit te te berit te ndjehesh me i lumtur, endorfina e çliruar permes stervitjes mund te permiresoje shendetin e pergjithshem mendor.

28. Te ushtruarit mund te luftoje shenjat e plakjes. Dobesimi natyral i kockave, muskujve dhe indeve trupore zvogelohet permes te ushtruarit fizik.

29. Ne momentin qe ju keni arritur te keni nje trup aktiv permes ushtrimeve, atehere trupi do te vazhdoje te qendroje aktiv edhe me pas, duke rriturit nivelin tuaj te produktivitetit. Keshtu, nese ju doni te arrini me shume ne punen tuaj, filloje diten duke u ushtruar.

30. Ju do ta vini re se te ushtruarit rregullisht ndihmon te merrni fryme me lehtesisht. Kur ushtroheni, trupi juaj merr me shume oksigjen, i cili ndihmon ne permiresimin e qarkullimit dhe shendetit te pergjithshem, pasi oksigjeni eshte shume i rendesishem. Meqenese mushkerive u duhet te punojne me shume per ta perpunuar gjithe ate oksigjen, ato behen me te fuqishme. Mushkerite tuaja te forta jane me pak te rrezikuara nga semundjet e mushkerive.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *