3 yje të UFC-së më 29 janar para gjyqit
January 28, 2019
0 comments
Share

3 yje të UFC-së më 29 janar para gjyqit

29 janari do të jetë vendimtar për fatin e Conor McGregor e Khabib Nurmagomedov, të përfshirë në një incident pas duelit që dy ikonat e arteve marciale mikse së zhvilluan pas eventin UFC-229, në Las Vegas. Ata do të dalin para Komisionit të Sportit të Nevada, ku do të shprehen për atë incident dhe më pas do të merret një vendim.

Por përmes një komunikate të bërë publike, Komisioni i Sportit në Nevada ka deklaruar se më 29 janar do të dëgjojë edhe një tjetër ikonë të këtij sporti. Bëhet fjalë për kampionin e botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg), Jon Jones.

Khabib e McGregor ne eventin UFC-229

Sipas Komisionit, sportisti duhet të japë llogari për faktin se përse në urinën e tij u gjetën sërish substanca të ndaluara, në një test antidoping të zhvilluar para eventit UFC-232. Ishte pikërisht ky rast pozitiviteti që detyroi UFC-në të spostojë eventin nga Las Vegasi në Los Anxhelos, duke qenë se komisioni nuk lejoi që Jon Jones të ngjitet në kafaz në atë event.

Komisioni i Sportit në Nevada i ka pezulluar përkohësisht licencën Jon Jones. Ai duhet të japë shpjegime se përse substanca e ndaluar (Turinabol), sipas sportistit të mbetur në urinën e tij që nga rasti i fundit i dopingut, shfaqen ende sa herë që kryhet një test.

Jon Jones, kampion i peshes light heavyweight

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *