3 MENYRA PER TE ZVOGELUAR ANKTHIN DHE QETESUAR MENDJEN
Te gjithe e dime se te stervitesh fort e te hash shendetshem jane çelesi i nje shendeti te mire. Por, me streset qe rrethojne jeten tone te perditshme eshte shume e rendesishme te gjesh kohen te marresh fryme, te pushosh e te qetesosh mendjen, në menyre qe te nxjerrim me te miren nga vetja.
Ja disa keshilla nga Instruktorja me fame Nderkombetare e Yogas, Dashama Gordon.
1. FRYMEMARRJA
Gjeja e pare dhe me e rendesishmja qe do t’ju ndihmonte te ulni nivelin e ankthit dhe te qendroni në vete eshte frymemarrja juaj. Ankthi nuk mund te mbijetoje, kur behesh njesh me trupin tend, duke qene se ankthi eshte rezultat i akumulimit te mendimeve negative rreth gjerave qe na kane ndodhur në te shkuaren, qe na ndodhin në te tashmen, apo shqetesimet per te ardhmen.
Ankthi nuk ben gje tjeter veçse rritet, kur nuk je në kontakt me qenien tende në te tashmen. Nese arrin t’i largosh te gjitha mendimet per nje moment dhe te fokusohesh në marrjen dhe nxjerrjen e frymes, do te vini re nje ndryshim dhe nje lehtesim te ankthit.
Ju mund te filloni me 10 frymemarrje dhe frymenxjerrje te thella, direkt nga stomaku juaj dhe në mes te çdo frymemarrje e frymenxjerrje provoni ta mbani frymen per pak sekonda dhe lidhuni me gjendjen e qetesise qe krijohet brenda jush. Kjo do t’ju ndihmoje te fitoni qetesine brenda vetes suaj dhe t’i thuash vetes tende qe gjithçka do te shkoje mire. Vazhdojeni kete praktike frymemarrjeje per sa kohe ta keni te nevojshme, deri kur ndjenja e ankthit te jete shuar dhe te filloni te ndjeni nje moment qetesie, paqeje dhe kenaqesia rikthehet në mendjen e trupin tuaj.
2. MEDITIMI
Meditimi eshte nje forme e lashte e joges. Per me shume se 5.000 vjet, njerezit në mbare boten, në menyre intuitive kane ndiere nevojen te lidhen me qetesine e pafund te vetvetes. Kjo nuk eshte aspak e lehte per t’u bere në nje shoqeri moderne, ku në çdo moment bombardohemi me teknologji dhe stimuj te jashtem. Në te njejten kohe, kjo praktike eshte me jetesore se kurre, per te na ndihmuar te jemi me te ekuilibruar dhe në kontakt dhe per te perjetuar paqen e brendshme.
Ankthi eshte e kunderta e paqes se brendshme. Prandaj, per te lehtesuar simptomat e ankthit, na duhet te mesojme te vendosim kontakte me mendjen në nje forme te re. Nese e le te lire mendjen te beje ç’te doje, do ta gjesh veten te humbur vazhdimisht në nje oqean mendimesh, qe s’kane te sosur. Shume prej tyre perserisin veten brenda mendjes suaj, derisa t’ju luajne mendsh. Ky eshte shkaku i ankthit.
Rishfaqja e shqetesimeve, apo mendimeve te frikshme ndez emocione te thella e te paqendrueshme, te cilat e çojne sistemin nervor te jete gjithmone në alarm. Mendimet tuaja fillojne te ndezin luften, apo fluturimet e sinjaleve te mbijeteses edhe atehere kur ju jeni thjesht duke qendruar ulur dhe pa ndonje rrezik te dukshem.
Kjo duhet te perfundoje dhe nje nga praktikat me te fuqishme qe duhet te jete pjese e jetes suaj te perditshme eshte Meditimi edhe pse shpeshhere krijohet konfuzion në lidhje me meditimin. Çfare eshte dhe a do te mundnit ta benit? Pergjigja eshte e thjeshte. MEDITIMI eshte praktika e te observuarit te mendjes dhe lidhjes me qenien e brendshme. Po, ju mund ta beni! Ashtu si çdo gje tjeter edhe meditimi perfeksionohet me praktike.
Kerkimet e fundit shkencore në Harward dhe në sisteme te tjera te larta edukimi kane treguar se Meditimi jo vetem qe ju sjell nje ndjenje paqeje te brendshme dhe mireqenieje, por ndryshon edhe trurin tuaj per nje kohe te gjate, në nje kuptim te mire. Kjo do te thote, qe me kohen, ju nuk do te bini lehtesisht pre e sistemit te vjeter te ankthit dhe do te filloni te krijoni nje strukture te re mendore dhe qendrueshmerie emocionale dhe qetesine qe deshironi. Sa fantastike eshte kjo, apo jo?
Perfundimisht ia vlen koha dhe mundi edhe atehere kur ju e filloni vetem me 10-20 minuta në dite, por studimet tregojne qe rezultatet me te mira jane kur beni 30 minuta në dite, prandaj nese e gjeni ate kohen ekstra, perfundimisht synoni per seanca meditimi me te gjata.
Miqte, koleget dhe familjaret do t’ju falenderojne per kete.
3. LIDHU ME NATYREN
Fuqia qe natyra ka mbi sistemin tone nervor eshte e pagabueshme. Nese ju ndodh te perjetoni nje vale ankthi, dilni jashte dhe nese eshte e mundur ecni me kembe zbathur në dhé, bar, apo rere plazhi. Elementet e tokes, te kombinuara me ajrin e paster dhe nje intelligence te pafund te natyres do te japin nje efekt te menjehershem qetesues mbi mendjen dhe ndjenjat tuaja. Nese e keni mundesine te futeni në uje si, në nje oqean, det, liqen, apo ujevare ky efekt do te pershpejtohej e forcohej me shume.
Edhe pse do te ishin te shumta arsyet shkencore per te provuar qe kjo funksionon, me e rendesishmja eshte qe thjesht funksionon. Kur kombinohet me joga, me frymemarrjen, apo meditimin, perfitimet jane madhore.
Madje vetem soditja e lindjes, apo perendimit te diellit mund te krijoje nje vale qetesie dhe paqeje permes mendjes dhe emocioneve, te cilat do ta fashitin ankthin bindshem.
Keshtu qe, ju takon juve te zgjidhni – në ç’menyre deshironi te lidheni me natyren? A je tip entuziast i hapesirave te hapura, apo nga ata qe mbyllen brenda per nje kohe te gjate e merren me pune? Apo, ndoshta tendenca juaj natyrore eshte te qendruarit brenda, si nje menyre jetese, zakon, apo per shkak te kohes se keqe?
Vitamina D, qe na vjen direkt nga dielli ka nje efekt te vertete dhe te menjehershem në gjendjen tone te humorit dhe mund te ndihmoje në lehtesimin e ankthit kur tret syte drejt qiellit blu, mrekullise se nenes natyre dhe kupton qe pjesa me e madhe shqetesimeve te tua eshte shume e vogel në krahasim me kete panorame madheshtore.
Qendroni te fokusuar dhe pozitive, në kontakt me frymen tuaj dhe levizjet në trupin tuaj dhe te jeni te sigurte, se ashtu siç e ka thene edhe vete i madhi Bob Marley “Every little thing, is gonna be alright!” (Çdo gje e vogel, do te shkoje mire!)