2019-ta nis mbarë për Tyson Fury, merr dy titujt e parë nga WBC-ja
January 24, 2019
0 comments
Share

2019-ta nis mbarë për Tyson Fury, merr dy titujt e parë nga WBC-ja

Viti 2018 ka qenë fantastik për boksierin britanik Tyson Fury, që u rikthye në ring pas gati 3 vitesh mungesë. Pas dy dueleve të lehta të fituara në verën e kaluar, në dhjetor boksieri britanik dueloi dhe barazoi ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, amerikanit Deontay Wilder (sfida u zhvillua në Los Anxhelos). Kjo paraqitje e mirë e 30-vjeçarit britanik është konsideruar si e jashtëzakonshme nga WBC-ja, pasi arriti të dominojë shumicën e raundeve ndaj Wilder.

Për këtë arsye, WBC (world boxing council) i ka dhënë sot boksierit të pamposhtur britanik çmimet “Rikthimi i Vitit” si dhe “Dueli i Vitit”. Dy çmime që e vlerësojnë shumë këtë paraqitje të Fury, që rikthehej në ring pas 3 vitesh pushim, që nga dueli i vitit 2015, kur mposhte në ring Wladimir Klitschko dhe i rrëmbente titujt kampionë bote. Në duelin ndaj Wilder, boksieri britanik ra dy herë në tapet, madje edhe në raundin e 12-të, por arriti të ngrihej në këmbë e të mbaronte sfidën.

Wilder dhe Fury kanë nisur prej kohësh bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin. Madje WBC ka urdhëruar dy boksierët që të arrijnë një marrëveshje deri më datën 5 shkurt. Pritet që ky revansh të zhvillohet në maj të këtij viti, këtë herë në Las Vegas, me Wilder që pritet të marrë 60% të të ardhurave dhe Fury 40%. Sfida e parë mes tyre u vlerësua si dueli më i bukur i peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *