18.000£ për biletë, McGregor përgatit festën për fitoren ndaj Mayweather
August 9, 2017
0 comments
Share

18.000£ për biletë, McGregor përgatit festën për fitoren ndaj Mayweather

Conor McGregor është aq i bindur se do ta mundë Floyd Mayweather sa ka filluar që tani të shesë biletat për festën e tij të fitores, teksa çmimet fillojnë nga 18.000£. Irlandezi është përgatitur të befasojë botën dhe të mposhtë legjendën amerikane të boksit, i cili ka një rekord perfekt 49 fitore dhe 0 humbje, kur dy atletët të përballen 26 gushtin e ardhshëm. Ylli i UFC-së do ta organizojë festën në klubin luksoz të natës “Encore Beach Club” që ndodhet në Las Vegas. Biletat standarde për femrat do të jenë rreth £27, ndërsa për meshkujt £46. Por për VIP-at do të ketë vende të rezervuara, me çmimin e biletave që do të fillojë nga 18.000£ ($23,732.45).

Ata që mendojnë se irlandezi nuk do të jetë i pranishëm në rast se humbet ndaj “Money” Mayweather nuk duhet të shqetësohen. Edhe pas humbjes befasuese të pësuar në 2016-ën kundër rivalit të tij Nate Diaz, McGregor ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me fansat e tij. Vetëm disa orë pasi ishte mposhtur nga Stockton “bad boy”, McGregor dhe grupi i tij ka festuar në “Surrender nightclub”. Para se të festonte me shokët e tij, ylli i MMA-së ka thënë: “Do të pi një gotë për të festuar. Ka pasur shumë momente historike dhe ky është një prej tyre. Momentet e vështira të ndihmojnë të rritesh dhe ajo që nuk të vret të bën më të fortë”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *