Arjan Bajrami premton spektakël të shtunën në Offenbach
November 29, 2019
0 comments
Share

Arjan Bajrami premton spektakël të shtunën në Offenbach

Të shtunën në Offenbach të Gjermanisë do të zhvillohet një spektakël i madh i boksit profesionist ku në ring do të ngjiten edhe katër shqiptar: Kamer Maloku, Avni Selimi dhe vëllezërit Amarildo e Roberto Bakaj, kurse promotor i gallës do jetë Arjan Bajrami i cili me prejardhje është nga një fshat nga Gjilani por që jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se gjithçka është gati për të zhvilluar një aktivitet që do ta mbajnë mend të gjithë, kurse synimi i saj përveq sukseset e boksierëve shqiptar është edhe mbledhja e një fondi për ti ndihmuar të prekurit nga tragjetija e madhe që i ndodhi popullit shqiptar në Shqipëri.

“Për këtë gallë me një mik timin i cili është turk, jemi duke punuar gati 3 muaj. Në ring do të paraqiten shumë boksier kualitativ ku ndër ta edhe katër shqiptar ku edhe presim fitore. Ndërkohë që luftë të bukura pres edhe nga boksieri im Raad Rashid i cili do ndeshet me një bullgar. Qëllimi i këtij aktiviteti është që sportistët tanë të ngjiten ma lart dhe t’ju jepet shansa pas disa muajve të ndeshen për tituj, ndërkohë që me stafin organizativ dhe boksierat kemi vendos që të hapim një aksion për të mbledhur ndihma edhe për të prekurit nga tërmetet që ndodhën në Shqipëri. Në këtë aksion do jemi së bashku me vëllezërit Keta që kanë madje edhe fondacionin e tyre “Keta for Kids” ku edhe mund të ndihmohet direkt nëpërmjet xhiro llogarisë së tyre”, tha Bajrami, duke bërë më pas apel që sa më shumë shqiptar të vijnë në palestër pasi kjo do jetë ndihmë e madhe për bokserat shqiptar që do paraqiten në ring por edhe për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti me aq sa kanë mundësi. Ndryshe, ai shtoi se në këtë gallë është dashur në ring të ngjitet edhe një boksier i tij mjaft i mirë Blerim Hajdari por i cili në momentin e fundit është linduar.

“Blerimi është edhe kusheri i imi që mund të them lirisht se është një boksier mjaft kualitativ që vitin e ardhshëm sigurisht se do te luftoj edhe për titull evropë kurse më pas edhe të botës. Kam plane të mira me të dhe shpresojmë së bashku ti realizojmë”. Në fund, promotori ka falënderuar edhe menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu që i ka dal në ndihmë duke bërë disa matchmeking të ndeshjeve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *