11 medalje për UKSH në Turneun Mbarëkombëtar në Karate
November 25, 2019
0 comments
Share

11 medalje për UKSH në Turneun Mbarëkombëtar në Karate

Ditën e diel (24.11.2019) në kryqytetin Shqiptar Tiranë, u zhvillua edicioni i 20 Mbarëkombëtar në karate, për nder të festës së Flamurit, nën organizimi e Federatës Shqiptare të Karatesë, ku morën pjesë Shqipëria, Kosova, Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedonin e Veriut, shqiptarët nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

UKSHMV në këtë kampionat u paraqit me sportistë nga disa klube si “Uraniku” Dibër, “Kushtrimi”, “Shogun”, “Shkupi” dhe “Eldikan” nga Shkupi, “Rinia” Meteç – Kumanovë dhe “Drini” Strugë. UKSHMV bëri paraqitjen në tre diciplina si në kata individuale dhe atë kata ekipore (luftë e imaxhinuar) dhe në kumite ( luftë sportive), duke u stolisur plot me 11 medalje, nga të cilat: 3 medalje ari, 3 medalje argjenti dhe 5 medalje bronzi. Me medlaje të artë u stolisën: Hamza Zylali (kadet +70kg), Medin Dema ( kata junior) dhe kata ekipore në përbërje nga Medin Dema, Hatab Dardhisha dhe Mugni Sela. Me medalje të argjentë u stolisën: Rudina Aliu (kadete -54kg), Fisnik Jonuzi (junior -76kg) dhe Loriana Ramo (juniore -59kg). Me medalje të bronztë u stolisën: Velerda Seferi ( kadete kata), Era Koxha (kadete -54kg), Genta Sela (kadete +54kg), Zana Xheladini (junire +59) dhe Ilira Xheladini (seniore -50kg). Të pranishmit në këtë manifestim mbarëkombëtar i përshëndeti kryetari i UKSHM Alim Hajredini, i cili uroj festën e Flamurit dhe kërkoj që këtë aktivitet, vitin e ardhshëm 2020 kështu të bashkuar ta festojm në një nga qytet shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Nga afër këtë manifestom ndoqën edhe Luan Gjergji anëtar i kryesisë dhe sekretari Alko Idrizi. Gjithashtu drejtësi ndau edhe gjyqtari Argjent Musliu. Sportistët e UKSHMV me shumë përgjegjësi i udhëhoqën trajnerët Daut Bilibani, Irfan Aliu, Sabri Ramadani dhe Durim Paçuku.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *