Tiketat për eventin e madh në Tiranë tani më kanë dal në shitje
Vetëm edhe 11 ditë na ndajnë deri tek evenimenti i madh i sporteve luftarake që do të zhvillohet në Tiranë e ku në ring do të ngjiten emra të mëdhenj nga artet marciale. Promotori i eventit, Adriatik Cami do përballet me marokenin e pamposhtur deri më tani, Agoub Zerouali. Kjo përballje vlen për dy tituj botëror atë WKF si dhe King od the Ring. Kështu, për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë këtë eveniment të madhe është e mundur prej tani të rezervojnë tiketat e tyre por edhe ti blejnë të njëjtat. Kështu janë hapur disa pika shitëse në Tiranë dhe Athinë ndër to zyra “Art Tour” në Greqi +30 21 0522 5550 si dhe në Shqipëri mund te komunikoni në numrin 00 355 69 971 0777 si dhe WhatsApp – 00306955735409. Tiketat janë të limituara andaj rezervo që të shikosh një spektakël të vërtet dhe të mbështetsh legjendën shqiptare Adriatik Cami drejt realizimit të qëllimit për të fituar dy tituj botëror shumë të vlefshëm për karrierën e tij.
Cekim se do të zhvillohen mbi 12 duele me luftëtar të mëdhenj që vijnë nga Greqia, Serbia, Kosova, Mali i zi, Gjermania, Bosnja, Shqipëria dhe disa vende tjera, ku do ketë edhe duele për tituj. Kampioni i Evropës në WKU, Giannis Fejzullhu i cili me prejardhje është nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Greqi do të ketë një ndeshje me një maqedonas shumë të papërshtatshëm dhe pritet një duel interesant, ndërkohë që për titull do ndeshet edhe Kristina Haris si dhe Anamaria Gun. Përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe duelli mes Aleksandar Kallashit dhe Vanja Dumitrov, ky i fundit para disa muajve u ndesh për titull bote me kikboksierin e njohur shqiptar, Shemsi Beqiri.
Mandej kemi duelin profesional në boks ku kampioni i Evropës, Armand Çulhaj do të mundohet në vendlindjen e tij të mposht kundërshtarin e tij, Sinisha Kondic. Duele tjera interesante priten në mes Mirlinda Toshi nga Kosova vs Anxhela Aliaj. Pavlos Misias vs Jovan Zhelikovic, Olsi Mesutaj vs Ernest Bushi, Klevis Celaj vs Fidan Idrizi e të tjerë. Cekim se ky aktivitet i madh do të zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Berova” në Tiranë duke filluar nga ora 18:00.