10 ARSYET SE PËRSE STËRVITJA KICKBOXING PO BËHET NJË NGA FORMAT MË POPULLORE TË FITNESIT
April 26, 2017
0 comments
Share

10 ARSYET SE PËRSE STËRVITJA KICKBOXING PO BËHET NJË NGA FORMAT MË POPULLORE TË FITNESIT

Vitet e fundit, Mixed Marcial Arts apo e njohur më mirë si MMA, ka parë një rritje të madhe të interesit, kjo edhe falë Ronda Rousey dhe Anderson “The Spider” Silva. Kjo do të thotë, se stërvitja me forma të ndryshme të të luftuarit, si kickboxing, po bëhet gjithnjë e më shumë një formë shumë popullore e fitnesit.

Mësimi i vetëmbrojtjes, rritja e nivelit të fitnesit dhe vënia në punë e të gjithë trupit: dobitë e kickboxing janë të shumta. Që nga core, krahët dhe shpatullat e deri te këmbët e glutes, kickboxing forcon gjithashtu muskujt tuaj ndërkohë që rrit staminën dhe ju jep gjithashtu edhe një stërvitje të fuqishme kardio.

Më poshtë, po theksojmë vetëm disa nga dobitë fantasike që të dhuron kickboxing, të cilat do t’ju bëjnë të vishni dorezat e të futeni në ring.

Ju jep vetëbesim

Ashtu si me çdo formë tjerë ushtrimi, rritja e forcës dhe performancës rrit vetëbesimin. Kjo është akoma më shumë e vërtetë kur bëhet fjalë për kickboxing, pasi të mësosh një mënyrë vetëmbrojtjeje tregon se ju mund të mbroni veten tuaj, duke ju dhënë kështu një rritje në vetëbesim. Përpos kësaj, një seancë e fuqishme kisckboxing çliron endorfinë, një rritës natyral të humorit, hormon i cili përmirëson vetëbesimin tuaj.

Djeg dhjamin, shpejt

Kickboxing është një lloj stërvitje shumë efektive dhe brenda një ore mund të djegësh 750 deri në 900 kalori.

Ndërkohë që ju digjni kalori, ju do të përshpejtoni gjithashtu metabolizmin dhe do të tonifikoni të gjithë trupin tuaj. E mira e kickboxing është sepse është me intensitet të lartë, një stërvitje kardio për të gjithë trupin, gjë që e bën atë përfekte nëse synimi juaj është të bini në peshë e të bëheni fit.

jon bones jones vs anderson”the spider”silva

Tonifikon të gjithë trupin tuaj

Një klasë tipike MMA kombinon lëvizje klasike kickboxing me lëvizje të shpejta (drills), trajnim circuit dhe ushrime për core, për t’ju dhënë një seancë për të gjithë trupin, e cila do t’ju bëjë t’ju dhembë trupi për disa ditë më pas.

Kickboxing është një ndikues i madh në tonifikim, pasi ju detyron të vini në punë të gjithë muskujt e trupit.

Goditjet ballore, anësore dhe goditjet me rrotullim me këmbë vënë në punë këmbët dhe glutes, ndërkohë që goditjet me duar tonifikojnë pjesën e sipërme të krahëve, shpatullat dhe gjoksin. Ndërkohë, të gjitha këto lloj lëvizjesh, po ashtu si edhe lëvizjet shuffling, ducking dhe side bends, do të vënë në punë muskujt core gjatë gjithë seancës. Angazhimi i muskujve abdominalë do të përmirësojë koordinimin, ndërkohë që lëvizja e vazhdueshme në kickboxing përmirëson fleksibilitetin dhe reflekset.

Përmirëson Koordinimin tuaj

Njerëzit që vuajnë nga koordinimi i varfër sy-dorë dhe stabiliteti në lëvizjet e përgjitshme duhet medoemos të praktikojë kickboxing. Duke forcuar muskujt core dhe duke përmirësuar reflekeset, ju od të përmirësoni në mënyrë drastike ekuilibrin dhe sensin e stabilitetit. Shqelmimet e shpejta dhe goditjet në këto rutina stërvitore do t’ju bëjnë ta fokusoni energjinë tuaj në mënyrë precise me çdo lëvizje.

Rrit nivelin e energjisë

Duke performuar një rutinë kickboxing me intensitet të lartë mund të duket si diçka që do t’ju sakatojë, por ka shumë njerëz që kanë vërtetuar të kundërtën. Shpeshherë kickboxing u jep njerëzve një rritje energjie, jo thjesht prej endrofinës natyrale (që sigurisht luan rol), por edhe për vetë natyrën e fuqishme të stërvitjes.

Kjo i jep një rritje nivelit të energjisë mendore dhe fizike. Pas stërvitjes dhe fazës së pushimit, trupi juaj do të ndihet i rifreskuar dhe plot energji.

Parandalon monotoninë e palestrës

Për njerëzit të cilët stërviten rregullisht, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen është monotonia në palestër. Vrapi në pistë apo përdorimi i cross trainer pothuajse çdo ditë, mund të kthehet në diçka shumë monotone. E mira e kickboxing është përfshirja e një elementi të veçantë dhe emocionues cross training në seancat tuaja normale.

Ju ndihmon të qëndroni drejt

Shumë prej nesh rrinë kërrusur mbi një kompiuter për orë të tëra, çdo ditë dhe sigurisht që këtë e vuan postura e trupit tonë. Një nga dobitë kryesore të kickboxing është se sfidon një numër të madh grup muskujsh, të cilët nuk përdoren në punët e përditshme. Kur ju filloni të zhvilloni pjesën core, pjesën e poshtme të shpinës dhe muskujt abdominalë të barkut, atëherë postura dhe ekuilibri juaj do të përmirësohet automatikisht.

Largon stresin

Një mënyrë shumë e mirë për të çliruar stresin mendor është përdorimi i kickboxing si një mjet që ndihmon në çlirimin e atyre gjërave që të stresojnë dhe rrisin nivelin e energjisë. Gjitashtu, duke marrë parasysh intesitetin e lartë të këtij sporti, ju do të vini re edhe një përmirësim gradual të nivelit të përqendrimit, gjë që do t’ju bëjë të fokusoheni më shumë e të stresoheni më pak.

Të disiplinon

Një nga dobitë themelore të çdo arti marcial është mësimi i disiplinës. Ndjekja e instruksioneve, perfeksionimi i një grupi lëvizjeje dhe mësimi i hapave specifike dhe pozicioneve kërkon vendosmëri dhe disiplinë. Kur ju bëheni pejsë e rutinës, ju do të filloni në mënyrë të pavetëdijshme të vini në zbatim elementet e disiplinës edhe në jetën tuaj të përditshme dhe t’ia dilni të bëni punët e përditshme më me lehtësi.

Nëse akoma nuk jeni të sigurtë se çfarë të bëni me veten tuaj, me stresin e ditës apo thjesht doni të provoni diçka të re, mos lini pa provuar një klase kickboxing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *